Barnatorja e  qytetit përplasë këshilltarët shqiptarë në kuvendin e Bujanocit
Lokale

Barnatorja e qytetit përplasë këshilltarët shqiptarë në kuvendin e Bujanocit

01.Dec.2020 10:55
0

Funksioni i barnatores së qytetit ka përplasur mes vete këshilltarët shqiptarë të kuvendit komunal të komunës së Bujanocit, disa fajësojnë qeverisjen e kaluar për neglizhencës në riregjistrimin.

Jetmir Mehmeti, këshilltar nga PD kërkoi sqarim pse është vonuar procesi  i riregjistrimit të barnatores dhe a ka pas qëllime që të mbyllet ky institucion.

Kryetari u kuvendit, Enver Ramadani në seancën e 5-të tha se nuk duhet të politizohet kjo çështje dhe se duhet të shtymë përpara procesin e riregjistrimit, shkruan Titulli.com.

Ai u shpreh se është humbur afati ligjorë për regjistrimin  në gjykatën ekonomike por ka afat edhe 3 muaj për regjistrim në agjencionin për regjistrimin e bizneseve.

Gjithashtu Elmi Alishani,  këshilltarë nga Partia Demokratike kërkoi sqarim se kush ishte përgjegjës për këtë neglizhencë në procedurën e regjistrimit por ai nuk mori përgjigjen në këtë seancë.

Ditë më parë kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi ka kritikuar udhëheqësin e kaluar për mos respektim të afateve ligjore në riregjistrimin e barnatores.

Këshilltarët komunal sot votuan për themelimin barnatores si ent shëndetësorë në komunën e   Bujanocit./Titulli.com/

Serbia në vendin e 10-të më në mjerim në botë
Britania: Çështja e Brexitit e bllokuar, sepse BE-ja po tregohet e padrejtë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration