 
		                            		                            		                            
		                        Atdhe Nuhiu nga Presheva shkëlqen, ndër golashënuesit më të mirë në Austri
Goditja me kokë e topit nga ana e Atdhe Nuhit në minutat shtesë të ndeshjes mes Vjenës dhe SCR Altach, ishte vendimtare për ekipin e tij, duke fituar kështu ndeshjen 3-2 në favor të Altach.
Në fakt, ky nuk ishte goli i vetëm i futbollistit shqiptar. Nuhiu shënoi edhe një gol në minutën ’63.
Altach është tashmë i shtati në tabelë, i cili pas tri javësh ka katër pikë.
Atdhe Nuhiu me prejardhje nga Presheva është pjesë e golashënuesve më të mirë me katër gola në Austri.

 
                                 
                     
		                                                		                                             
		                                                		                                             
		                                                		                                             
		                                                		                                             
		                                                		                                            