Arifi: Deputeti Halimi, asnjëherë s’ka shfaqur interes për shqiptarët e Luginës
Lokale

Arifi: Deputeti Halimi, asnjëherë s’ka shfaqur interes për shqiptarët e Luginës

18.Sep.2013 08:46
0
Polemikat mediale të cilat po zhvillohen mes Zoran Stankoviq, kryetar i Trupit Koordinues për Bujanoc, Preshevë e Medvegjë dhe deputetit popullor shqiptar në parlamentin e Serbisë, Riza Halimi kanë shqetësuar edhe shoqërinë civile në Luginë duke vlerësuar si një konflikt mes dy Titistëve. [caption id="attachment_53696" align="alignleft" width="200"]valon arifi Valon Arifi[/caption] Valon Arifi, aktivistë i denjë i Këshillit për të Drejtat e Njeriut në Preshevë mendon se deputeti popullor përpos kalkulimeve për interesa personale (gati tre mandate) nuk ka shfaqur asnjëherë interes për të zgjidhur problemet me të cilat ballafaqohet me dekada shoqëria shqiptare në Luginë, raporton Titulli. “Gjendja sociale është e njëjtë për të gjithë në këtë rajon, përderisa mosrespektimi i të drejtave të shqiptarëve është i karakterit politik me zanafillë qysh nga fillimi i pluralizmit politik në Serbi”, tha Arifi i shqetësuar. Arifi duke komentuar së fundi edhe ndryshimin e flamurit kombëtar shqiptar për përdorim në Serbi është shprehur i brengosur se një akt i tillë përbënë shkelje të të drejtave të pakicave dhe se asnjë lider politik shqiptar nuk duhet ta pranojë një gjë të tillë. “Ngritja e paraleles mes shqiptarëve të Luginës me hungarezët e Vojvodinës tregon mirë nivelin politik të Stankoviqit, të cilit duhet kujtuar se shteti i tij ka nxitur luftëra në Ballkan gjatë dy dekadave gati. Shqiptarët gjatë sundimit komunist kishin të drejt të vendosin flamurin e tyre kombëtar ndërsa sot në ditët e të ashtuquajturës demokraci kërkojnë ndryshime”, deklaroi Valon Arifi. Pavarësisht bagazhit të tyre politik dhe angazhimeve për zgjidhjen e problemeve shqiptare të grumbulluar me dekada në Luginë, Arifi thotë se të dy të nominuarit e polemikave Stankoviq dhe Halimi duhet të shkojnë në pension dhe t’i përkushtohen jetës si gjysh./Titulli.com/
Presheva pa ujë, defekt në rrjetin e ujësjellësit
“Branko Radicevic” e serbëve apo romëve ?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration