Ambasada ShBA-së në Beograd: Pjesëmarrja e Serbisë në stërvitjen ushtarake “Platinum Wolf” tregon se ajo zgjodhi Perëndimin
Rajoni dhe Politika

Ambasada ShBA-së në Beograd: Pjesëmarrja e Serbisë në stërvitjen ushtarake “Platinum Wolf” tregon se ajo zgjodhi Perëndimin

14.Jun.2023 08:24
0

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd ka thënë se Serbia me pjesëmarrjen në stërvitjen ushtarake “Platinum Wolf”, që do të mbahet në Jug të Serbisë, ku do të marrin pjesë edhe vendet anëtare të NATO-s, “ka zgjedhur Perëndimin”.

 

“Serbia ka bërë një zgjedhje për të qenë pjesë e Perëndimit, dhe kjo përfshin integrimin e mëtejshëm me strukturat e sigurisë euroatlantike dhe ushtritë partnere”, ka deklaruar zëdhënësi i Ambasadës amerikane në Beograd, në një përgjigjeje për “Radio Evropa e Lirë”.

Ndërkaq, nga ambasada e ShBA-së kanë potencuar se kjo stërvitje është “drejtpërdrejt e lidhur me pjesëmarrjen ekzistuese të Serbisë në misionet në mbarë botën”.

“Dhe sa më shumë të praktikojmë së bashku, aq më efektivë do të jemi në arritjen e qëllimit të përbashkët, paqen dhe stabilitetin rajonal dhe ruajtjen e Evropës në tërësi, të lirë dhe në paqe”.

 

Tutje, ata theksuan se “sa më i madh të jetë integrimi i Serbisë në strukturat e sigurisë euroatlantike, aq më e shkurtër do të jetë rruga e saj drejt anëtarësimit eventual në Bashkimin Evropian”.

Ndryshe, Serbia është duke u përgatitur për stërvitjen ushtarake “Platinum Wolf”, që do të mbahet në jug të territorit të saj. Pjesë e kësaj stërvitje, përveç Ushtrisë Serbe, do të marrin pjesë edhe pjesëtarë të forcave të armatosura të vendeve anëtare të NATO-s.

Ndërsa, është konfirmuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të marrin pjesë në stërvitjen ushtarake “Ujku i Platinit” me 100 ushtarë amerikanë./REL/

Ekskluzive: BE përgatit pako sanksionesh ndaj Kosovës
Qarkullimi i veturave nga Serbia për në Kosovë vazhdon me kontrolle të shtuara
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration