259 kandidatë për të mësuar gjuhën serbe, të enjten testimi fillestar
Lokale

259 kandidatë për të mësuar gjuhën serbe, të enjten testimi fillestar

17.Oct.2013 22:28
0
Shkolla e gjuhës serbe e organizuar nga shërbimi i Trupit Koordinues (TK) për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, të enjten do të mbajë testimin fillestar për kandidatët e paraqitur.  Sikurse vitin e kaluar edhe këtë vit nuk ka munguar interesimi për të ndjekur Shkollën e gjuhës serbe pa pagesë në komunën e Bujanocit dhe Preshevës. Sipas njoftimit të shërbimit të TK-së të gjithë kandidatët të cilët kanë aplikuar do t’i nënshtrohen testimit fillestar në bazë të cilit do të vlerësohet niveli i njohjes së gjuhës serbe dhe do të formohen grupet. Për të ndjekur këtë kurs janë paraqitur gjithsejtë 259 kandidatë, 90 nga Presheva dhe 169 nga komuna e Bujanocit, transmeton Titulli. Testimi fillestar për këta kandidatë do të organizohet të enjten (24 tetor). Kandidatët e komunës së Preshevës testimit do t’i nënshtrohen në hapësirat e shkollës “Ibrahim Kelmendi” në ora 10; listën e kandidatëve dhe orarin e testimit mund ta merrni këtu. Kandidatët e komunës së Bujanocit testimit do të i nënshtrohen në hapësirat e reja të paraleles së fakultetit Ekonomik, në orën 13h dhe në orën 14:15 minuta; listën e kandidatëve dhe orarin e testimit mund ta merrni këtu dhe këtu. Rezultatet e testimit dhe grupet e formuara për mësimin e gjuhës serbe do të publikohen në faqen zyrtare të Trupit Koordinues një ditë pas mbajtjes së testimit, ndërsa ky kurs i gjuhës serbe orët e saj do t’i fillojë të shtunën dhe të dielën, më 26 dhe 27 tetor. Shkolla e gjuhës serbe do të zgjasë deri në muajin mars të vitit 2014-të./Titulli.com/   ----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Tentim vrasje në Bujanoc
Shqiptarë e serbë në aksion për ruajtjen e ambientit (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration