 
		                            		                            		                            
		                        Registrimi në platformë digjitale mbi pasivizimin e adresave në Luginë
Qytetarët shqiptar do të kenë platformën digjitale mbi çështjet e pasivizimit të vendbanimit dhe vendqëndrimit në Serbi : https://pasivizimi.com.
Në këtë platformë online, ata/o mund të informohen, të raportojnë, të ankohen dhe të sigurojnë ndihmë juridike falas, mbi çështjet e pasivizimit.
Me këtë rast, inkurajojmë qytetarët që sa më shumë të shkëmbejnë platformën, sidomos në shërbim të raportimit të rasteve të pasivizimit.
Raportimi i pasivizimit është shumë i rëndësishëm jo vetëm si shënim evidence për numrin e qytetarëve të pasivizuar, por sidomos për ta qartësuar procedurën që është ndjekur nga organet përgjegjëse ligjzbatuese.
Platforma digjitale është krijuar nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut me mbështetjen e Këshillit Kombëtar Shqiptar.

 
                                 
                     
		                                                		                                             
		                                                		                                             
		                                                		                                             
		                                                		                                             
		                                                		                                            