Konjufca godet Ramën për bashkëpunimin me Vuçiqin: Gabim je, ulu e bisedo edhe me shqiptarët e Luginës
Lokale

Konjufca godet Ramën për bashkëpunimin me Vuçiqin: Gabim je, ulu e bisedo edhe me shqiptarët e Luginës

07.Sep.2021 07:41
0

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka goditur kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, për iniciativën e Open Balkanit. Ai ka thënë se Rama së pari është dashur të ulet me përfaqësuesit e shqiptarëve në Kosovë, Maqedoni të Veriut e Luginë të Preshevës që të definonte interesat e shqiptarëve.

Konjufca po ashtu ka thënë se Rama është ngutur të lidhte projektin me Aleksandar Vuçiq, në kohën kur Ksoova po kalonte në procese zgjedhore dhe pastaj nuk i la zgjidhje Kosovës.

 

 
“Mu ka duk se ky projekti i minishengenit që ja ndërruan emrin, po duket sikur zgjedhja alternative për BE-në. Vonesat që u bënë, Sebia është e bllokuar në dialogun me Kosovën dhe Shqipëria që kishte shpresa të tjera në ecjen drejt anëtarësimit të plotë drejt BE-së. Këto dyja u afruan më shumë për të zbuluar këtë projektin Open Balkan të cilin ma merr mendja se Kosovës nuk i konvenon. Qasja e Vuciqit ka qenë që këtë projekt ta bëjë me Edi Ramën dhe pastaj të bëjë deklarata në Twitter se ne do të ecim prej Beogradit drejt Durrësit. E konsideronte Kosovën si një autostradë ku nuk do të kishte nevojë të ndalej fare dhe të ecte për në Durrës”, ka thënë Konjufca në emisionin dPt te Fidani në T7.

Konjufca thotë se nuk e kupton Ramën se cfarë deshi të bëjë kur lidhi marrëveshje me Vuciqin. Ai thotë se ai është dashur të ulet me politikanët shqiptarë që të krijohej një projekt kombëtar së pari, e pastaj të shikoheshin aleancat me shtetet tjera në rajon.

 “Nuk mund ta kuptoj pse kryeministri i Shqipërisë, duke e ditur se nuk është qëndrim i VV-së por kombëtar dhe Rebuplikan e shtetëror i të gjitha partive në Kosovë. Pse para se me pyet opozitën në Kosovë shkon e bën ksi projekte me Vuciqin. Pyete cdo shqiptar, le të i qesin krejt letrat që t’i shpjegojë ku qëndron fitimi për shqiptarët dhe interesat e tyre. Dhe rezultati është afrimi i Kosovës me Shqipërinë, heqja e barrierave dhe pastaj kur të afrohemi si shqiptar, e definojmë më mirë problemin me Serbinë dhe kombin serb. Por të thuash se në kohën kur Kosova po kryente proces zgjedhor, të shkosh me Vuciqin të kryesh marrëveshjen dhe në fund të thuash se kjo ka përfunduar, nuk mund të thuash se është në të mirën e shqiptarëve dhe si qasje është partikulare. Dhe kjo është si me qenë borxhli ndaj Vuciqit. Sikur ai të ndihet keq dhe të mundohesh t’ia heqësh. Mundesh me shku tash dhe me thënë se orientimi im është me Maqedoninë, Kroacinë dhe të mos e shpërblesh sjelljen agresive ndaj fqinjëve të Serbisë. Ata duan të kthehen në Kosovë. Ata këtë duan. Vetëm presin që të dobësohet Amerika. Mendojn e kanë në vitin 98-99. Por tash nuk e kanë atë pushtet dhe e presin një ndryshim të madh botëror. Serbia niset me tankse drejt Kosovës dhe nëse Edi Rama e di këtë përfundim, ose nëse nuk e di, dhe e merr këtë përcaktim për Zotin është gabim. Duhet të ulet me Albinin, pse jo edhe me Lumirin e Memlin. Shqiptarët duhet të ulen. Edhe Ali Ahmeti e Zijadin Sela. Po ashtu Shaip Kamberi. Nëse kemi interesa si shqiptar. Duhet të i qesim në letër e t’i shtyjmë përpara. A bëhet kjo me Vuciqin. Ai i ka interesat e tij”, përfundoi ai. /Express/

Dezinformimi rus ka shënjestruar mediat perëndimore, thotë hulumtimi britanik
Humbja e shtetit dhe kishës në Cetinje
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration