Komuna e Bujanocit shpallë situatë të jashtëzakonshme për një pjesë të territorit Shtabi për Situata të Jashtëzakonshme i komunës së Bujanocit në mbledhjen e saj
Lokale

Komuna e Bujanocit shpallë situatë të jashtëzakonshme për një pjesë të territorit

24.Jun.2022 15:23
0
Shtabi për Situata të Jashtëzakonshme i komunës së Bujanocit në mbledhjen e saj të tretë të jashtëzakonshme ka shqyrtuar gjendjen në teritorin e komunës së Bujanocit pas reshjeve të bujshme të shiut dhe breshërit më 22.06.2022, dhe ka marrë Vendim për shpalljen e situatës së jashtëzakonshme për një pjesë të teritorit të komunës së Bujanocit.
 
Vendet në të cilat është shpallur gjendja e jashtëzakonshme janë: Tërnoci, një pjesë e Bujanocit, Lopardincës, Turisë, Levosovës, Mal Tërnocit dhe Breznicës.
 
Me këtë rast, njoftohen të gjithë banorët e këtyre vendbanimeve se mund të paraqesin kërkesat e tyre për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga breshëri dhe shiu në zyrën e Shtabit për situata të jashtëzakonshme të komunës së Bujanocit, kati i tretë, numër 42., edhe atë duke filluar prej datës 27.06.2022 (e hënë) deri më 01.07.2022 (e premte).
 
Pas kësaj periudhe, Komisioni për vlerësimin e dëmeve i formuar nga Këshilli Komunal do të dal në teren për të vlerësuar dëmet e shkaktuara.
 
Teskt i publikuar në faqen e komunës së Bujanocit në Facebook.
Komuna e Bujanocit shpërblen me nga 20 mijë dinarë nxënësit e gjeneratës
Joseph: Putini përfiton nga mungesa e stabilitetit në Ballkan
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration