Izraeli po teston një ilaç të ri për Covid-19, rezultatet e para janë shumë premtuese
Trupi dhe shëndeti

Izraeli po teston një ilaç të ri për Covid-19, rezultatet e para janë shumë premtuese

06.Feb.2021 09:29
0

Një ilaç eksperimental kundër kancerit mund të ndihmojë në shërimin e koronavirusit, besojnë studiuesit.

Akademikët izraelitë pretendojnë se 29 nga 30 pacientë, në gjendje të moderuar ose edhe të rëndë shëndetësore nga koronavirusi, që janë trajtuar me EXO-CD24 janë shëruar plotësisht brenda 5 ditëve.

Tashmë ky ilaç pritet të testohet më tej për të vërtetuar këtë efektshmëri, e cila duket një lajm i jashtëzakonshëm në këtë situatë të vështirë që është duke kaluar bota për shkak të pandemisë.

Sipas mediave izraelite, pacientët pësuan përmirësim të dukshëm brenda 3 ditëve të para, ndërsa pas 5 ditëve ata ishin të shëruar. Megjithatë, është ende herët për të thënë nëse ka qenë efekti i këtij ilaçi që ka ndikuar drejtpërdrejtë te këto persona.

EXO-CD24 është një ilaç për trajtimin e kancerit të vezoreve dhe është relativisht i lirë.

Gjendet topi i golfit, humbi 50 vite më parë në Hënë gjatë misionit të NASA
Planet për investimet e mëdha amerikane edhe në Shqipëri
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration