Arifi: Nëse më parë "Molla e Kuqe" ka qenë në Nish, sot ai epitet i takon Preshevës! Foto nga Facebook.
Lokale

Arifi: Nëse më parë "Molla e Kuqe" ka qenë në Nish, sot ai epitet i takon Preshevës!

23.Apr.2022 10:25
0

Kryetari i komunës së Presehvës, Shqiprim Arifi duke folur për bisedimet Kosovë-Serbi  ka shkruar në Facebook se asnjë palë nuk po tematizon Luginën e Preshevës.

Postimi i plotë në Facebook nga Shqiprim Arifi:

Ka gati 10 vite, që kur kanë filluar bisedimet Kosovë-Serbi zyrtarisht. Që nga ajo kohë, marrëveshjet që u dhanë obligime të rëndësishme ndërkombëtare krerëve të atëhershëm, deri më sot, asnjëra palë negociuese nuk e tematizoi Luginën e Preshevës.
Çështja e Preshevës vazhdon të jetë një fletë e zbrazët e agjendave negociuese.
 
Strategjitë dhe perspektivat e BE-së, edhe pas kaq vitesh, vazhdojnë të bëjnë thirrje për normalizim të marrëdhënieve, për paqe dhe stabilitet në rajon. Por, vetëm kaq. Vazhdojnë ndërmjetësimet pa finalizim a prurje konkrete për të dyja palët.
 
Ndërkohë, thirrjet shumëvjeçare drejtuar politikanëve kosovar për të na bërë pjesë të strategjisë dhe platformës politike në Bruksel, për të plotësuar aspiratat, nevojat dhe interesat e ndërsjella të shqiptarëve, deri sot kanë rënë në vesh të shurdhër, ku harmonizimet e brendshme dhe pozicionimet e qarta politike, sot e kësaj dite na lënë të përjashtuar, duke na çuar drejt diskriminimit e asimilimit total, pa kurrëfarë progresi politik, socio-ekonomik, aq më shumë, pa paqe dhe stabilitet.
 
Politikat e Bashkimit Europian historikisht kanë shërbyer si mekanizëm që kanë siguruar në një farë mënyre zbatimin e të drejtave kolektive dhe zhvillimin e sferave vitale, por ajo çfarë fati i Luginës së Preshevës me ngulm e ka kërkuar gjithmonë ka qenë, zgjidhje dhe menjanim e problemeve me përmasa kombëtare, që na pozicionojnë aty ku na takon dhe për çfarë politikbërja qindra vjeçare kombëtare në mënyrë kohezive ka punuar.
 
Në vazhdën e kësaj, indiferenca dhe qëndrimi i njëanshëm shumëvjeçar i Tiranës zyrtare, ndaj kësaj çështje nuk është në rrugën më të mirë, pasi shteti Shqiptar ende nuk na inkludon në strategjinë kombëtare zhvillimore dhe integruese. Tirana vazhdon të jetë e heshtur edhe përballë Kosovës dhe udhëheqësve të saj, ndërkaq ne kemi qenë dhe vazhdojmë të jemi të zëshëm në vazhdimësi.
 
Jemi dëshmitar se bashkëpunimi mes qeverive shqiptare është në rezistencë nën kushtet ku ka shqiptarë nëpër troje, siç jemi ne, që kërkojmë të ridizajnohet infrastruktura politike brenda qeverive. Sepse Lugina e Preshevës nuk është inekzistente. Presheva, vite me radhë po kërkon për nisma serioze, për konsolidimin e një projekti të madh për shqiptarët e mbetur jashtë kufirit, pasi mjaftueshëm kemi parë episode të dështuara.
 
Dhe kur jemi tek kufijtë, nëse më parë "Molla e Kuqe" ka qenë në Nish, sot më shumë se kurrë, ai epitet i takon Preshevës!
Civilë të vdekur përgjatë një rruge në Mariupol të Ukrainës, BBC publikon pamjet
Marrëveshje për targat me ngjitëse pa afat, takimi Kurti-Vuçiq i nevojshëm
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration