Dyshime për para droge, SPAK heton pasuritë e 89 kosovarëve në Shqipëri
Rajoni dhe Politika

Dyshime për para droge, SPAK heton pasuritë e 89 kosovarëve në Shqipëri

26.Dec.2025 06:04
0

Prokuroria e Posaçme, SPAK, ka kryer hetime për verifikimin e pasurive të mundshme në Shqipëri të 89 shqiptarëve të Kosovës, pas dyshimeve se mund të krijuar mbi të ardhura kriminale.

Veprimet hetimore janë kryer në zbatim të një letërporosie të dërguar nga autoritetet e drejtësisë në Kosovë, që po hetojnë 31 persona të dyshuar si pjesë e një grupi kriminal të angazhuar në trafik droge dhe pastrim të parave.

Të gjithë janë identifikuar për shkak të komunikimeve në aplikacionin SKY ECC, bazuar në të dhënat e marra nga autoritetet belge dhe franceze të drejtësisë.

Kërkesa e bërë nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës është miratuar nga Gjykata e Posaçme, që i ka dhënë dritë jeshile SPAK të kryejë hetime për llogari të palës kosovare.

Nga hetimi në këtë shtet ka rezultuar se të pandehurit fitimin e gjeneruar nga aktiviteti kriminal e kanë transferuar nëpër biznese të ndryshme, të cilat janë themeluar nga vetë të pandehurit dhe persona të tjerë. Po ashtu, një pjesë të pasurisë rezulton të jetë konvertuar në prona të luajtshme dhe të paluajtshme si tokë, shtëpi, banesa, vetura etj., me qëllim fshehjen e burimit të vërtetë.

Referuar hetimit në Kosovë, rezulton se të pandehurit i kanë investuar paratë e trafikut të drogës në pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, si brenda territorit të Republikës së Kosovës, ashtu dhe në vende të tjera përfshirë këtu dhe Republikën e Shqipërisë.Për këtë arsye, pala kosovare kërkon të kalohet në filtër jo vetëm pasuritë e tyre, por edhe të 58personave të tjerë, familjarë të tyre, në emër të të cilëve mund të jenë regjistruar pasuritë e paligjshme.

Në zbatim të kërkesës së drejtësisë kosovare, SPAK do të gjurmojë jo vetëm pasuritë e mundshme të patundshme të tyre, por edhe nëse kanë hapur llogari bankare në banka të nivelit të dytë në Shqipëri, raporton A2CNN.

 
Kamberi dorëzon propozim për shuarjen e Qendrës Humanitare serbo-ruse në Nish
Pas 400 vitesh Posta Daneze vendos të mos dërgojë më letra
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration