Lokale
		                        		                        BIPBM organizon manifestim për Muajin e Ramazanit
		                        
		                        
		                        Bashkësia Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medegjë (BIPBM), përmes sektorit për femra do të organizojë manifestim fetar të enjten (19 qershor) në shtëpinë e kulturës në Bujanoc.
Manifestimi i cili do të fillojë në orën 14:00 me rastin e ardhjes së Muajit të Ramazanit, do të përmbajë: Lexim nga Kur’ani, ligjërata, poezi islame, si dhe ilahi nga kori i Bashkësisë Islame në bashkëpunim me nxënësit e shkollës së mesme  “Sezai Surroi” në Bujanoc.
BIPBM këtë manifestim do ta mbajë vetëm për gjininë femërore, ndërsa më 22 maj e njëjta organizat kishte organizuar ligjëratë fetare me teologun e mirënjohur nga Shkupi. Dr. Zekerija Bajrami. /Titulli.com/
 
		                    
		                    
		                    
		                        Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!