Zyrtare: Marrëveshja për sigurimin e automjeteve nis zbatimin më 12 gusht
Lokale

Zyrtare: Marrëveshja për sigurimin e automjeteve nis zbatimin më 12 gusht

05.Aug.2015 16:45
0
Delegacioni i Republikës së Kosovës i udhëhequr nga ministrja për Dialog, Edita Tahiri, mori pjesë në takimin e mbajtur në Bruksel lidhur me zbatimin e Marrëveshjes për njohjen reciproke të sigurimeve të automjeteve.

Në këtë takim, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, u arrit pajtimi që më 12 gusht 2015 të filloj zbatimi i Marrëveshjes për sigurimin e automjeteve në mes të dyja shteteve, Kosovës dhe Serbisë.

“Gjatë këtij takimi, të dyja palët raportuan për finalizimin e përgatitjeve teknike për fillimin e mbarë të zbatimit të kësaj marrëveshje sipas planit zbatues. Palët u zotuan që me përkushtim do të zbatojnë këtë marrëveshje e cila është lehtësuar dhe garantuar nga Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Byrove Evropiane. Me ketë rast, ministrja për Dialog, Edita Tahiri, theksoi se pas këtij takimi çdo gjë është gati që të fillojë zbatimi i marrëveshjes për sigurimin e automjeteve që është në interes të qytetarëve të Republikës së Kosovës sepse u hiqet një barrë e pagesës së tarifave të larta dhe se tani e tutje nuk kanë nevojë të paguajnë tarifa shtesë gjatë kalimit në Serbi”, thuhet në njoftimin zyrtar të Qeverisë së Kosovës, përcjell koha.net.

Sipas saj, kjo marrëveshje kontribuon për përmirësimin e lëvizjes së lirë për qytetarët e të dyja shteteve dhe është në pajtim me standardet evropiane për lëvizjen e lirë.

Ndërkohë, bëhet me dije se në orët e pasdites, delegacioni i Republikës së Kosovës i udhëhequr nga ministrja Tahiri pritet të takohet me presidentin e Këshillit të Byrove Evropiane (KBE), Jean Zenners. Gjatë këtij takimi do të diskutohet për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në mes të Kosovës, me theks të veçantë të Byrosë Kosovare të Sigurimeve, dhe Këshillit të Byrove Evropiane, zbatimi i kritereve të KBE-së nga ana e institucioneve përgjegjëse të Kosovës, dhe perspektiva e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Byrove.

Delegacioni i Kosovës i kryesuar nga ministrja Edita Tahiri ka në përbërje: Rrahim Pacolli, udhëheqës teknik për çështje të sigurimeve; Shaban Guda, nga Policia e Kosovës, Faton Abazi, drejtor i BKS; Fatmir Gashi, zv. Guvernator i BQK; Faton Pacolli, BKS; Rifat Kelmendi, BKS dhe Qemajl Marmullakaj, koordinator në dialog.

Ishte Rrahim Pacolli, udhëheqës teknik për çështje të sigurimeve, ai që më parë njoftoi se u arrit kjo marrëveshje, dhe se zbatimi i saj do të nis që nga 12 gushti. /Titulli.com/

Pritje të gjata në vendkalimin Muçibabë-Depcë
Ngjarja te "Bira e Kaçakëve" në vendin Vaçkë të Preshevës, në vitin 1945
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration