Zyra për të Rinj në Bujanoc organizon turnir në futboll të vogël
Lokale

Zyra për të Rinj në Bujanoc organizon turnir në futboll të vogël

01.Dec.2021 07:44
0
Zyra për të Rinj në Bujanoc organizon turnirin në futboll të vogël për vitin 2021 i cili do të fillojë më 13 Dhjetor 2021 dhe do të zgjasë deri më 25 Dhjetor 2021.
 
Numri i ekipeve është i kufizuar, kurse çmimi për ekip është 6000 dinarë. Afati për paraqitjen e ekipeve është nga sot e deri më 10 Dhjetor 2021 në ora 20:00. Shortet hudhen më 12 Dhjetor prej orës 12:00 tek Zyra për të Rinj në Bujanoc.
 
SISTEMI I TURNIRIT:
 
Ekipi përbëhet prej 10 lojtarëve,kurse loja zhvillohet me sistemin 4+1. Në ndeshje mund të luajnë vetëm ata të cilët janë të paraqitur në listën e ekipit të tyre.
 
Të gjithë ata që dëshirojnë të marrin pjesë në këtë turnir mund të paraqiten tek Zyra për të Rinj (deri në ora 19:00), dhe në këta numra të telefonit: 0629683185 - Dardan Shaqiri, 0628658118 - Arbnor Sadriu
 
Pagesa duhet të kryhet në kohën kur ekipi kryen regjistrimin dhe plotëson formularin e nevojshëm për pjesëmarrje në turnir.
Nga 3 janari hyrja në Kosovë vetëm me dy doza, vaksinimi i mundshëm edhe tek Dheu i Bardhë
Shpërthen një bombë e Luftës së Dytë Botërore në Mynih, tre të lënduar (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration