Zyra e Luginës në Kosovë me njerëz profesionist dhe jo të dështuar (Video)
Lokale

Zyra e Luginës në Kosovë me njerëz profesionist dhe jo të dështuar (Video)

21.Dec.2014 22:13
0

Njohës të çështjeve zhvillimore në aspektin ekonomik, politik dhe social në Luginë të Preshevës, duke u bazuar në nevojat e intervenimit të qeverive të dy shteteve shqiptare për përmirësimin e gjendjes në këtë zonë të banuar me shqiptarë, kërkojnë angazhimin e ekspertëve në Zyrën e Luginës në Qeverinë e Kosovës.

Armend Aliu njohës i çështjeve zhvillimore dhe ekonomike në Luginë konsideron se në Zyrën e paraparë për Luginën e Preshevës në Qeverinë e Kosovës do të duhej angazhuar një ekip profesionistësh të cilët janë të dëshmuar me përvojën e tyre.

Ekspertë të tillë, sipas tij, ka Lugina e që janë të angazhuar në qendra të ndryshme të Kosovës e gjetiu.

“Deri tani kemi pas një dështim të plotë në koordinimin e politikave tona këtu në Luginë të Preshevës me politikat shtetërore të Kosovës. Besoj se hapja e një zyre të tillë që do të ishte rruga institucionale e përfaqësimit të problemeve tona, do të kishte rezultatet e saj në avancimin e jetës së popullatës shqiptare të Luginës së Preshevës, por vetëm se duhet të ketë kujdes të madh në zgjedhjen e ekipës e cila duhet të përfaqësohet definitivisht nga emra të ri”, i tha RTK-së Aliu, transmeton Titulli.com.

Sipas Xhelal Hasanit, ish udhëheqës i Agjencisë për Zhvillim të komunave Preshevë dhe Bujanoc, një zyre e tillë është mëse e nevojshme, në mënyrë që të zgjidhen problemet e shumta që preokupojnë shqiptarët e këtushëm.

“Mendoj se në këtë zyre duhet të kyçen njerëz profesionistë të cilët do të merren me çështjet konkrete pragmatike të cilët e tangojnë qytetarin e Luginës së Preshevës në mënyrë të vazhduar, të përditshme, problematika të cilat janë aktuale dhe të cilat nuk ka kush të merret, apo nuk po merret askush”, u shpreh Hasani.

Për Enkel Rexhepin, përfaqësues i Këshillit për të Drejtat e Njeriut, zyra do të ndikonte në zgjidhjen e problemeve ekonomike, por krahas kësaj do të duhej angazhim edhe në komponentin politike.

“Diskriminimet politike që vazhdojnë ndaj qytetarëve të Luginës së Preshevës duhet një qasje krejt më ndryshe, më transparente, të cilat do të ndikojnë pozitivisht”, tha Rexhepi.

Lugina e Preshevës vazhdon të jetë vendi më i pazhvilluar me numër më të madh të papunëve në rajon, ndërkohë që dy qeveritë shqiptare deri më tani përveç deklaratave të shumta, kanë ndarë vetëm 100 mijë euro për repartin e maternitetit në Preshevë, i cili edhe mëtej mbetet i mbyllur, ndërkohë që nuk është dhënë ndonjë sqarim për këto mjete të dhuruara. /Titulli.com/

 

Arrestohet 18 vjeçari nga Presheva, po trafikonte 22 afganë
LMT nga Zvicra mirënjohje Beqirit (Foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration