“Zona e Lirë” edhe në Bujanoc (video)
Lokale

“Zona e Lirë” edhe në Bujanoc (video)

16.Apr.2013 20:00
0
se bashkuKëtë javë duke filluar nga nesër do të mbahet festivali i filmit dhe dokumentarit në kinemanë e qytetit të Bujanocit, e organizuar nga “Zona e Lirë” nga Beogradi dhe Shtëpia e Kulturës “Vuk Karagjiq”, në Bujanoc. Ky festival jo garues që do të fillojë nesër është mbajtur edhe në Beograd dhe janë përzgjedhur pesë filmat më të mirë, filma këta që do të shfaqen në 35 qytete të Serbisë, në mesin e të cilëve është edhe qyteti i Bujanocit. Të mërkurën duke filluar nga ora 19h do të shfaqet dokumentari “Përsëri së bashkë, 10 vite pas luftës”, që do të zgjasë 72’ minuta, ndërsa bëhet fjalë për marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe serbëve, ku fillimisht përshkruhet situata e studentëve në vitit 1999 në Kosovë dhe 10 vite pas luftës, në tavolinën e bisedimeve. Drejtori i Shtëpisë së Kulturës, “Vuk Karagjiq” Bajram Fejzullahu, i ka thënë Titullit se i kanë bërë të gjithë përgatitjet dhe se Shtëpia e Kulturës është në shërbim të atyre që pëlqejnë filmat. “Përgatitjet i kemi bërë, sa i përket anës teknike, pasi kjo na takon neve si organizator”, thotë Fejzullahu. Sipas drejtorit këta filma dhe dokumentare kanë përmbajtje edukative dhe janë filma kryesisht të rinj. Filmat do të transmetohen në gjuhë të huaj, ndërsa do të jenë me titrim vetëm në gjuhën serbe, përkundër vërejtjeve të marra, sipas drejtorit, për shkak të kohës së shkurtër nuk kanë mundur të i përkthejnë edhe në gjuhën shqipe. Gjithë ata që dëshirojnë të shohin filmat nga nesër duhet që të jenë prezentë në sallën e madhe të Shtëpisë së Kulturës, derisa për ulësen nuk duhet të paguajnë. Këtë javë të filmit e përkrah edhe portal informativ Titulli.com, si sponsor medial./Titulli.com/ Pjesë nga dokumentari “Përsëri së bashku, 10 vite pas luftës” http://youtu.be/WcevKSw1fT4
Presheva me projekte për zbutjen e papunësisë
Kërkohet lirimi i të akuzuarve për sulmet në Dobrosin
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration