Zbulohet proteina që ndikon në metabolizëm për të rregulluar peshën trupore
Trupi dhe shëndeti

Zbulohet proteina që ndikon në metabolizëm për të rregulluar peshën trupore

30.Apr.2022 01:58
0

Një proteinë na tregon se kur duhet të kursejmë energji. Frenimi ose rritja e efekteve të saj do të na ndihmonte të rregullonim metabolizmin në një drejtim ose në një tjetër; ta ngadalësojë ose përshpejtojë.

Sipas një studimi të publikuar në “PNAS”, një nga rolet e proteinës Augmentor-alpha do të ishte pikërisht të na bënte të kuptonim se kur është e përshtatshme të kursejmë energji në rast agjërimi, duke e vënë përkohësisht metabolizmin “në pauzë”. “Duket sikur na thotë: Nuk ju ka mbetur ushqim, mos shpenzoni aq shumë energji!”, shpjegon Joseph Schlessinger, një nga autorët.

Ky zbulim, thonë studiuesit e Yale, mund të jetë i dobishëm në zhvillimin e barnave të reja për trajtimin e sëmundjeve të ndryshme metabolike.

Augmentor-alpha shprehet kryesisht në neuronet agRP, të cilët ndodhen në hipotalamus (një zonë e trurit) dhe kanë për detyrë të na bëjnë të ndihemi të uritur. Kur jemi në agjërim, rritet prania e proteinës në neurone, duke na komunikuar kështu se është rasti i kursimit të energjisë.

Më të dobët dhe më aktivë. Duke krahasuar dy grupe minjsh, njëri në të cilin proteina ishte e pranishme në nivele normale dhe tjetri në të cilin mungonte, studiuesit vunë re se në rastin e parë brejtësit, në mungesë të ushqimit, reduktonin aktivitetin fizik dhe ruanin energjinë; në rastin e dytë, ata nuk kursenin energji dhe vazhdonin të ishin shumë aktivë edhe kur ishin në agjërim, duke mos marrë sinjale “stop” nga truri, dhe për këtë arsye ishin shumë më të hollë se shokët e tyre.

Sipas studiuesve, frenimi ose rritja e efektit të proteinës mund të shërbejë për të kuruar sëmundje të ndryshme që lidhen me funksionimin e metabolizmit. Një fuqizim i Augmentor-alpha do të ndihmonte ata që vuajnë nga anoreksia të rrisin peshën e tyre trupore, përkundrazi, frenimi i efektit të tij mund të ndihmojë ata që vuajnë nga obeziteti të heqin kilogramët e tepërt.

Megjithatë, studiuesit besojnë se ajo që sapo është zbuluar, është vetëm një nga funksionet e shumta të proteinës Augmentor-alpha, e cila, duke u shprehur në hipotalamus, detyrat e të cilit janë të shumëfishta, nga riprodhimi, termoregulimi, tek përgjigjja ndaj stresit, ndoshta është e përfshirë edhe në disa nga këto procese./a2cnn/

Scholzi i pret Kurtin e Vuçiqin në Berlin më 4 maj
Të hënën dita e parë e Fitër Bajramit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration