Xhemaili: Bibilioteka ''14 Nëntori'' në Bujanoc funksionon kënaqshëm, plane të reja
Lokale

Xhemaili: Bibilioteka ''14 Nëntori'' në Bujanoc funksionon kënaqshëm, plane të reja

04.May.2022 08:12
0

 Bibilioteka ''14 Nëntori''  në Bujanoc, institucion publik vazhdon te ofrojë lexuesve tituj të ri librash si dhe përmirësim të ambientit për lexim. Ushtruesi i detyrës së drejtorit të këtij institucioni, Ekrem Xhemaili i emëruar në nëntor të vitit 2020 thotë se janë duke punuar në projekte te ndryshme për të  përmirësuar gjendjen.

“Me thënë të drejtën nuk është se kemi bërë ndryshime të mëdha , por prapë se prapë kemi bërë disa ndryshime e që për ne nuk janë edhe të vogla”, tha Ekrem Xhemaili për Titulli.com. 

Fillimisht na tregoni se kur keni marrë ketë detyrë dhe cili është personeli në këtë institucion ?

Në postin e ushtruesit të detyrës së drejtorit të Bibliotekës ''14 Nëntori''  në Bujanoc jam emëruar me aktvendim të kuvendit komunal të Bujanocit nga data 16.11.2020 me propozim të Këshillit Drejtues të Bibliotekës.

Na thoni për gjendjen në të cilën ndodhet Biblioteka dhe a ka libra të mjaftueshme si dhe ambient për lexim ?

Xhemaili: Sa i përket gjendjes në të cilën ndodhet Biblioteka mund të them se nuk është edhe aq e kënaqshme sepse ka nevojë për investime të reja sidomos në Bibliotekën Qendrore ku numri i lexuesve është më i madh, e të mos flasim edhe për paralelet e ndara që gjinden nëpër fshatra. Në Bibliotekën Qendrore ka nevojë për përmirësimin e kushteve në pjesën e sallës së leximit ku mungon ndriçimi i mjaftueshëm,fasadimi i mureve dhe një pjesë e inventarit. Biblioteka posedon me numër të konsiderueshëm të librave,numri i saktë nuk dihet për arsye se ndryshon nga viti në vit. Por problemi më i madh është në furnizimin e librave sidomos me librat në gjuhën Shqipe për shkak se depërtimi i tyre është i vështirë meqenëse ne furnizohemi më së tepërmi nga Republika e Shqipërisë dhe Kosovës.

Në cilat Vendbanime tjera të Komunës së Bujanocit funksionojnë degët e Institucionit të cilin e udhëhiqni dhe a pritet hapja e ndonjë pike të re ?

Xhemaili: Biblioteka ka degët e saja edhe në disa vendbanime të komunës së Bujanocit si në fshatrat Tërnoc , Bilaq , Mohovcë , Klenik dhe Nasalcë. Ndërsa në të ardhmen planifikojmë që të hapim edhe një paralele në fshatin Letovicë , pasi që Letovica ka disponuar me Bibliotekë edhe gjatë periudhës së kaluar nga vitet e 50-ta, pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

Cilat janë ndryshimet që janë bërë nga ardhja e juaj në udhëheqje ?

Xhemaili: Me thënë të drejtën nuk është se kemi bërë ndryshime të mëdha , por prapë se prapë kemi bërë disa ndryshime e që për ne nuk janë edhe të vogla , e që është dashur ndoshta edhe më tepër ,  por periudha në të cilën e kemi marrë udhëheqjen ka qenë në kushte pandemike. Por pavarësisht nga kjo ne prapë se prapë kemi arritur të ndryshojmë diçka. Së pari kemi arritur që ta rrisim bashkëpunimin me Institucionet Lokale dhe ato Arsimore në Komunë, kemi futur në përdorimin dygjuhësinë, kemi rritur numrin e të punësuarve në këtë Institucion. Për herë të parë që nga themelimi i Bibliotekës si Institucion kemi pranuar numër të caktuar të praktikantëve  dhe të cilit jemi duke i përgatitur për treg në të ardhmen. Përmes një Projekti të realizuar nga Organizata UNHCR kemi bërë renovimin e Arkivës dhe Depos së Bibliotekës,e cila ka qenë në gjendje të mjerueshme. Kemi arritur bashkëpunim me qendrën për pranimi të Refugjatëve në Preshevë përmes Organizatave të ndryshme që veprojnë aty,dhe kemi pasur disa vizita të Refugjatëve nga kjo qendër ku e fundit ishte ajo me rastin e ditës së 8 Marsit. Kemi aktivizuar faqen e Bibliotekës e cila një kohë të gjatë nuk ka funksionuar ku të gjithë të interesuarit mund përmes kësaj faqeje ta përcjellin punën tonë në të dyja gjuhët. Kemi pranuar Libra nga shumë Donatorë si dhe është bërë promovimi i Librave të disa Autorëve, ku promovimi i fundit ishte nga një Autor Romë Anjellko Ismailoviq.

Nëse keni statistika sa është numri i teksteve që posedon Biblioteka dhe a planifikoni digjitalizimin e leximit të Librit ?

Xhemaili: Siç e ceka edhe më parë numri i teksteve nuk dihet pasi që ai varion nga viti në vit, pastaj edhe shpesh nënshtrohemi revidimit të librave. Nëse pyesni për numrin e lexuesve mund të ju them se varësisht nga situata në të cilën gjendemi është i kënaqshëm. Kemi lexues të moshave të ndryshme si pensionistë , student  të cilët edhe e shfrytëzojnë sallën për lexim , si dhe një numër jo i madh i nxënësve. Sa i përket statistikës së lexuesve del se 1800 lexues janë Shqiptarë ndërsa 1300 Serbë. Biblioteka nga viti 2019 ka filluar me procesin e digjitalizimit ku për këtë aktivitet janë trajnuar disa punëtorë nga viti 2019 regjistrimi i librave bëhet përmes Kobisit.

 

Pse është i nevojshëm “Edukimi mbi median dhe informacionin” (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration