Vuçiq: Serbët dhe Shqiptarët dy nga kombet më të mëdha në Ballkanin Perëndimor
Lokale

Vuçiq: Serbët dhe Shqiptarët dy nga kombet më të mëdha në Ballkanin Perëndimor

30.May.2020 08:57
0

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq ka thënë se është i gatshëm të vazhdojë dialogun posa të formohet qeveria e re në Kosovë.

Vuçiq i ka thënë mediave në serbi se serbët dhe shqiptarët duhet të kenë marrëdhënie të mira nëse dëshirojnë të jetojnë në paqe.

“Serbët dhe Shqiptarët përfaqësojnë dy nga kombet më të mëdha në Ballkanin Perëndimor dhe ne duhet të kemi marrëdhënie të mira nëse dëshirojmë të jetojmë në paqe”, ka thënë Vuçiq, shkruan b92.

Këto komente Vuçiq i ka bërë pasi aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese i ka dhënë të drejtë Presidentit Hashim Thaçi lidhur me dekretin e mandatarit të ri për formimin e qeverisë.

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration