Vuçiç: Të dorëhiqen kryetarët e 4 komunave veriore të Kosovës dhe të themelohet Asociacioni, jam i gatshëm për kompromise
Rajoni dhe Politika

Vuçiç: Të dorëhiqen kryetarët e 4 komunave veriore të Kosovës dhe të themelohet Asociacioni, jam i gatshëm për kompromise

13.Jun.2023 08:27
0

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thënë se situata në Kosovë “po komplikohet” dhe se Serbia është e gatshme për kompromise, porse fillimisht duhet dorëheqja e “kryetarëve të rremë” të katër komunave veriore të Kosovës, derisa ka insistuar që të nis edhe themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

 

“Ne jemi të gatshëm për kompromise, thjesht po kërkoj që të largohen kryetarët e rrejshëm nga ndërtesat e komunës, le të japin dorëheqjen. Jemi të gatshëm për kompromise, por edhe të fillojmë formimin e Asociacionit”, tha Vuçiç në televizionin serb TV Happy.

Ai ka treguar se ka pasur “diskutime të vështira” për Kosovën me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

“Kam pasur një bisedë jo aq të lehtë me Miroslav Lajçak, me disa përfaqësues amerikan dhe me një nga përfaqësuesit të lartë të BE-së mbrëmë vonë. Situata po komplikohet dhe më shqetëson shumë”, shtoi ai.

 

Vuçiç ka theksuar se ka pasur biseda shumë të vështira edhe me kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe presidentin francez Emmanuel Macron.

“Kam respekt të madh për kancelarin Scholz, jam politikisht i afërt me presidentin Macron. Ishte një bisedë shumë e vështirë. Duhet t’i kuptojmë, ata nuk duan luftë. Neve na takon të ruajmë paqen, interesat e popullit tonë, që kombi ynë të mbijetojë. Prandaj, nuk është e lehtë të flasësh as me serbët nga Kosova”, shpjegoi ai.

Profesori britanik: Ndarja veriut, e vetmja zgjidhje e kontestit mes Prishtinës dhe Beogradit
Arifi: Asnjë qeveri nuk po i ndihmon shqiptarët e Luginës së Preshevës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration