Vendoset gurthemeli i urës që lidh komunat Bujanoc-Kamenicë
Lokale

Vendoset gurthemeli i urës që lidh komunat Bujanoc-Kamenicë

24.Aug.2021 12:56
0

Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi së bashku me kryetarin e komunës së Kamenicës, Qendron Kastrati kanë vënë gurthemelin e urës që lidh dy komuna, thuhet në njoftimin e publikuar në Facebook nga Nagip Arifi.

Postimi i Nagip Arifit në Facebook: 

Së bashku me kryetarin e komunës së Kamenicës Qëndron Kastratin vendosëm gurthemelin për ndërtimin e urës që lidhë dy komunat, respektivisht fshatin Breznicë dhe Karaçevë.
 
Gjatë takimit të parë më 22 Prill të këtij viti të zhvilluar në kabinetin e kryetarit Kastrati u dakorduam që ky projekt të fillojë sa më parë, dhe tani falë një bashkëpunimi të sinqert mes dy komunave filluam realizimin e këtij projekti që ka rëndësi jetike për banorët e dy fshatrave, por edhe për dy komunat fqinje.
 
Besoj që projekte të ngjajshme me komunën e Kamenicës do të realizojmë edhe në të ardhmen.
Zvicër: Forumi Kombi Shqiptar përfundoi punimet (video)
Regjisori amerikan: Kam pyetje për 11 Shtatorin, godina duket sikur u shemb me shpërthim të komanduar
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration