Vandalizmi, o njerëz na lini të qetë!
Vështrime

Vandalizmi, o njerëz na lini të qetë!

03.Feb.2013 20:08
0
Mentalitetin e mbrapshtë të demolimit të varrezave me moton: “Godite njerium, aty ku i dhemb më së shumti” e kemi trashëgim nga e kaluara e hidhur e ferrit të kuq komunist. Ata që sa do pak e kanë shijuar atë periudhë famëkeqe, s’ka se si të mos i kujtohet “fshesa politike” e spastrimeve etnike në favor të klasës sunduese.   Shkruan: Drilon Hyseni; Drilon-HyseniShqiptarët e serbët, si dy popuj fqinj, jo rrallë u vënë në shënjestër të këtyre dukurive vandale, të cilat lanë vijë e vragë, në shpirtrat e tyre të gjallë e të vdekur. Janë të freskëta rastet, kur pllakat e varrezave myslimane dhe të krishtera, janë goditur nga njerëz të papërgjegjshëm, të pacipë e psikopat, duke krijuar te shoqëria shqiptaro-serbe: urrejtje, smirë, madje edhe revanshizëm. Pushteti i asokohe dhe ai i tashmi, kryesit e këtyre veprave vandale, nuk i quan patriot e revolucionar, por të sëmurë dhe të mitur. Ata shpesh janë dënuar nga drejtësia me pak burg, ngase si të tillë edhe ligji i kursen! Por, krimi dhe dënimi, shpesh nuk kërkojnë reciprocitet. Thënë më popullorçe, nuk hyn e keqja dhe e mira në një thes!   Vandalizmi   Veprat e tilla të shëmtuara dhe joqytetëruese, pavarësisht nga gjykimet dhe dënimet, ato lënë një përshtypje të keqe dhe krijojnë një klimë jo të këndshme për marrëdhëniet ndëretnike. Marsi i para nëntë vjetëve në Kosovë, i përshkuar me përdhosjen e varrezave, djegien e kishave etj, solli një imazh të keq për shqiptarët, të pariparueshëm për një kohë të gjatë. Një veprim i tillë, nuk kaloi pa jehonë dhe në Luginën e Preshevës. Serbët në shenjë hakmarrjeje vënë në flakë shumë xhami nëpër Serbi. E, historia po na përsëritet. Heqja e Lapidarit të dëshmorëve të UÇPMB-së, solli një revanshizëm nëpër disa qendra të Kosovës, me karakter multietnik. Pasojat e prishjes së pllakave të varrezave të krishtera i kushtoi jo më pak buxhetit të Kosovës se sa 97 mijë euro dhe burgosjes së disa policëve shqiptarë, të cilët kanë bërë sehir gjatë prishjes së memorialit të partizanëve në Viti. Diçka e ngjashme ndodhi edhe në fshatin multietnik të Komunës së Bujanocit, në Osllarë. Disa persona anonimë, demoluan disa varreza të shqiptarëve, të cilët nuk e mbajnë në mend në këto anë të kishte ndodhur diçka e tillë. Varrezat janë një kulturë materiale e shpirtërore e popujve dhe vendeve të ndryshme. Ato, nuk preken, ngase konsiderohen të shenjta. Thjesht, për dallim nga përmendoret, lapidarët, memorialët, e pllakat përkujtimore, ato janë private, e prona private gjithkund në botë konsiderohet e shenjtë.   Epitafet   Njerëzit, për më të dashurit e tyre ngritin te varret pllaka me mbishkrime për të vdekurit. E për të vdekurit gjithmonë flitet në superlativ: ka qenë njeri i mirë! Bota përtej varri, porositë të gjallët: “Njerëz, na lini të qetë!” Sikur t’u jepej mundësia për të folur, të vdekurit do të kishin thënë se nuk merren me politikë, nuk votojnë në proceset zgjedhore, nuk na pengojnë në jetën politike dhe ekonomike, dhe nuk participojnë në tenderime e afera të tjera korruptive! Të mjerë, qyqarë dhe injorantë, janë ata, të cilët mundohen të bëjnë tregti me të vdekurit, duke u munduar t’i ngjallin ata për qëllime e kusuritje politike. Të vdekurit duhet t’i lëmë rehat, mos t’i trazojmë shpirtrat e tyre, të cilët nuk kanë mundësi t’na ndihmojnë kur i kemi punët keq. Lavdi! /Titulli.com/
Ibrahim Rugova vazhdues i platformës së Lidhjes së Prizrenit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration