USLP: Ne nuk kemi kërkuar short për regjistrim të studentëve
Lokale

USLP: Ne nuk kemi kërkuar short për regjistrim të studentëve

11.Nov.2013 11:24
0
Unioni i Studentor i Luginës së Preshevës (USLP) në Tiranë hedhë poshtë komentet e fundit të cilat akuzojnë këtë union për organizimin e shortit për regjistrimin e 17-të kandidatëve të Luginës në Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë. Në letrën të cilin e ka pranuar portali Titulli.com, USLP thotë se është detyruar të reagojë pasi që komente në rrjetin social facebook si dhe në ueb portale e gazeta, iu kanë drejtuar këtij unioni duke e etiketuar si organizatore e shortit, që në fakt nuk qëndron. “Si kryetar i Unionit Studentor të Luginës së Preshevës e shikoj si detyrim reagimin dhe shfaqjen e mendimit pasi që ditëve të fundit nuk kanë të ndalur komentet në rrjetin social facebook si dhe nëpër disa ueb portale e gazeta, të drejtuara sa në formë ankesash aq dhe akuzash komplet të pabaza dhe të pa argumentuara drejt USLP”, kështu e nisë reagimin, kryetari i unionit, Visar Rexhepi. Ai thotë me përgjegjësinë më të madhe se regjistrimi i studentëve në Fakultetin e Mjekësisë nuk ka të bëjë aspak me organizatën e studentëve të Luginës. “Nuk qëndron asnjëherë fakti se ne jemi ata që kemi propozuar zgjidhjen e shortit, janë autoritete e Universitetit ata që e kanë sjell këtë ide të përzgjedhjes dhe për një gjë të tillë i kanë njoftuar strukturat politike shqiptare të Luginës, qoftë dy kryetarët e Komunave por edhe atë të KNSH-së. Këtë ide e kemi kundërshtuar që në start, por mos harroni se ne jemi vetëm një organizatë studentore dhe nuk kemi mundësinë e ndryshimeve të ligjeve dhe rregullave të Universitetit”, shkruan matej në reagimin e USLP. Unioni kishte kërkuar vazhdimisht që shtatëmbëdhjetë studentët e Luginës të pranohen sikur deri më tani në Fakultetin e Mjekësisë së Përgjithshme. “Jemi dëshmitarë të bisedave të realizuara në mes të përfaqësuesve institucional të Luginës me zyrtarët e Rektoratit në Tiranë, kemi pas qasje në të gjitha dokumentet e shkëmbyera dhe jemi në rrjedhë të ngjarjeve për problemin e regjistrimit të studentëve. Nuk mbajmë përgjegjësi për asnjë rast rreth kësaj çështje, sepse kompetencat tona nuk na i lejojnë këtë çështje, ndaj kërkojmë nga të gjithë që marrin guximin të shkruajnë qoftë për të na lavdëruar, apo edhe për të na kritikuar ose aq më keq për të na akuzuar, se ne kemi mision nxënien e diturisë dhe përmirësimin e kushteve të jetës studentore. Ne nuk e kemi mundësinë e regjistrimit të studentëve dhe as mos pranimin e dikujt”, thuhet ndër të tjera në reagimin e Unionit Studentor të Luginës së Preshevës në Tiranë, të nënshkruar nga kryetari Visar Rexhepi./Titulli.com/ Reagimi i plotë i USLP-së  
Halimi: Të na ndihmojnë Shqipëria e Kosova
Shfaqja “Ku…çka…” fiton 3 çmimet kryesore në “Ditët e Komedisë Shqiptare” në Preshevë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration