U nda nga kjo botë, vogëlushi nga Presheva, Euron Hasani
Lokale

U nda nga kjo botë, vogëlushi nga Presheva, Euron Hasani

24.May.2013 19:28
0
Më 17 maj në spitalin e fëmijëve mbretëresha Fabiola në Bruksel, në moshën 13 vjeçare ka ndërruar jetë vogëlushi Euron Hasani nga Presheva. Familja e tij para 6 viteve kishin migruar drejt Belgjikës për të gjetur një zgjidhje për djalin e tyre  i cili kishte probleme shëndetësore me zemrën. Megjithatë edhe përkundër operacionit me sukses i ndjeri nuk arriti që t’i mbijetonte sëmundjes. Humbja e Euronit u përcoll me dhimbje edhe nga shkolla e tij Notre Dame në Namyr ku dhe vijonte mësimet. Për mes një letre të dërguar nga drejtori e kësaj shkolle, nxënësit dhe prindërit e tyre i shprehën ngushëllime familjes Hasani. Ndërkaq, sot në ceremoninë e varrimit në Preshevë kanë marrë pjesë një numër i madhe i qytetarëve, familjarë si dhe shokët e shoqet e shkollës fillore Ibrahim Kelmendi me të cilët Euroni nisi hapat e parë të mësimit . Vogëlushi Euron Hasani u lind më 28 maj të vitit 2000 në Preshevë./Titulli.com/ varrimi 1
Musliu: Thaçi le ta shkelë Bujanocin edhe pa leje të Daciqit
EU Progres, përkrah edhe dy projekte
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration