Tërnoci i Madh me futbollistë shumë (Foto)
Lokale

Tërnoci i Madh me futbollistë shumë (Foto)

21.Jun.2015 18:47
0

Arbnor Fejzullahi debutoi para një jave në kombëtaren e Shqipërisë në futboll. Me Fejzullahin, kombëtarja e Shqipërisë u zgjerua edhe në Luginën e Preshevës, vendbanim ky në territorin e Serbisë i banuar me shqiptarë, që deri më tash nuk ishte i "prekur" nga ekipi i futbollit që po vlerësohet se po i bashkon të gjithë shqiptarët, shkruan sot Koha Ditore.

Fejzullahi 22-vjeçar është i pari nga Lugina në kombëtare, por atij shumë shpejt pritet t'i bashkohet edhe një lojtar me prejardhje nga ky vend - mbrojtësi Berat Xhimshiti.

Shumë shpresojnë se Fejzullahi e Xhimshiti do të bëjnë reklamë të mirë dhe brenda pak viteve, numri i lojtarëve nga Lugina e Preshevës në kombëtare do të jetë më i madh.

E përbashkëta e të gjithë lojtarëve nga Lugina që janë në kombëtare, afër saj apo që mund t'i bashkohen në të ardhmen e afërt, është se janë nga i njëjti vend - nga fshati Tërnoc i Madh që është në komunën e Bujanocit dhe ka afër 10 mijë banorë.

Tërnoci ndër të tjera, është i njohur për dashurinë që ka ndaj futbollit dhe për klubin e futbollit të themeluar në vitin 1976 e që aktualisht bënë gara në një ligë rajonale të Serbisë. 
"Jam i lumtur që jam i pari nga Lugina e Preshevës në kombëtaren e Shqipërisë. Shpresoj që me paraqitje të mira të hap rrugën për futbollistë tjerë shqiptarë nga kjo pjesë. Në fakt Tërnoci e Lugina gjithnjë kanë pasur lojtarë të mirë dhe ndoshta dikush edhe më herët është dashur të jetë në kombëtaren shqiptare", ka thënë Fejzullahi.

Ai kishte nisur karrierën pikërisht në klubin Tërnoci më pas luajti për Besën e Kavajës dhe tani është pjesë e Partizanit të Tiranës. Për të po shfaqin interesim skuadra nga vende të ndryshme evropiane. Vlerësohet si lojtar që mund të jap kontribut në vijën e fundit të "kuqezinjve". Fejzullahi luajti pak minuta për Shqipërinë më 8 qershor në fitoren 1:0 ndaj Francës.

22-vjeçar është edhe Xhimshiti, që është rritur në Zvicër, por është me prejardhje nga Tërnoci i Madh. Ai ka kaluar tërë karrierën te klubi Zuerich. Ka luajtur pesë ndeshje për U-21 të Zvicrës, ndërsa së shpejti do t'i bashkohet kombëtares shqiptare.

Ka dorëzuar tashmë dokumentacionin për t'u pajisur me pasaportë të Shqipërisë për të fituar kështu të drejtën të luajë me kombëtaren. /Titulli.com/

Të martën Lugina përfiton lëvizjen e lirë me Kosovën?
Turne me biçikleta rreth Luginës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration