Tryeza në Preshevë: Shqiptarët në gjendje të njëjtë, ndoshta edhe më të keqe se në vitin 2001 (foto)
Lokale

Tryeza në Preshevë: Shqiptarët në gjendje të njëjtë, ndoshta edhe më të keqe se në vitin 2001 (foto)

19.Jul.2014 18:03
0
Këshilli për të Drejtat e Njeriut (KDNJ) në Luginë ka organizuar tryezën, me temën: "(Mos)realizimi i të drejtave të komunitetit shqiptar në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë nëpërmjet Këshillit Kombëtar Shqiptar" e cila është mbajtur në sallën e konferencave të Kuvendit Komunal në Preshevë.

Për pos, përforcimit të bashkëpunimit midis sektorit civil dhe atij institucional dhe shoqëror, në përgjithësi, sipas organizatorëve kjo tryezë ka për synim gjithashtu të trajtoj temat, sfidat dhe nevojat; lidhur me veprimtarinë e deritanishme të Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSh), por edhe ato të mëtejme; në prag të organizimit të zgjedhjeve për institucionin përkatës. 

Gjithashtu, në këtë tryezë u trajtua në përgjithësi gjendja e drejtave të njeriut në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, përkatësisht raporti i së drejtës me shqiptarët si pakicë kombëtare brenda rendit Kushtetues e ligjor të Republikës së Serbisë.

Në këtë tryezë morën pjesë Shaip Kamberi-deputet popullor në Parlamentin e Serbisë, Galip Beqiri-Kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ramiz Latifi-kryetar i Kuvendit Komunal në Preshevë, Skender Destani-zv/kryetar i komunës së Preshevës, Naser Haziri-Unioni Demokratik Shqiptar si dhe një numër përfaqësuesish nga shoqëria civile, mediat dhe të interesuarit.

Në kumtesën e KDNJ-së theksohet se të gjithë bashkëbiseduesit janë dakorduan në disa çështje që ishin themelore për realizimin e të drejtave të shqiptarëve. Platforma politike e vitit 2006 dhe dokumenti “Masat Urgjente për realizimin e drejtave të shqiptarëve” si dokumente të vetme me një koncenzus të gjerë politik të të gjitha subjekteve politike.

“Gjithashtu, mungesa e unitetit politikë tek faktori shqiptarë inkurajon mosrealizimin e të drejtave të shqiptarëve dhe mungesa e bashkpunimit mes deputetëve popullor – pushteteve lokale dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar”, thekson kumtesa, transmeton Titulli.

Në debat e sipër është theksuar se pikënisje e (mos)realizimit të drejtave shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë nuk mund të merret viti i themelimit të KKSh, por viti 2001 kur pas konfliktit “shqiptarëve iu ofrua një set i drejtave” me Programin e dy Qeverive të atëhershme. Ndërkaq, është vlerësuar se “shqiptarët janë në gjendje të njëjtë, mos edhe më të keqe, sa i përket integrimit dhe zhvillimit ekonomik si të drejta të garantuara jo vetëm nga dy qeveritë e atëhershme por edhe nga faktori ndërkombëtar”.

Ndonëse, në këtë tryezë është identifikuar edhe si shkelësi më i madh dhe njëherit edhe përgjegjësi më i madh është shteti dhe aparati shtetëror i Serbisë.

Në këtë organizimi u konstatua se mosgatishmëria e shtetit për ti zgjidh jo vetë çështjet e pazgjidhura si në arsim, kulturë, informim, përdorim zyrtar të gjuhës dhe shkrimit që bien kompetencë e KKSh-së, por edhe korpusi më i gjerë i drejtave të shqiptarëve që janë përfshirë në dokumentin “Masat Urgjente për realizim e drejtave të shqiptarëve”.

Vlen të theksohet  se apeli i të gjithë pjesëmarrësve ishte për një bashkëpunim edhe ate inteziv mes të të gjithë mekanizmave për realizimin e drejtave të shqiptarëve dhe çfarëdo rruge, përndryshe më shumë do të pësojnë shqiptarët.

“Migracioni heshtur i nxitur nga presionet e ndryshme si një proces latent në vazhdimësi po zvogëlon numrin e shqiptarëve dhe nesër edhe nëse vërtet do ti përfitojmë të drejtat që u takojnë shqiptarëve nuk do të ketë kush ti gëzoj”, thuhet në kumtesën e KDNJ-së.

Tryeza u zhvillua në kuadër të projektit "Këshilli Kombëtar dhe unë", të mbështetur nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar, të akredituar në Beograd./Titulli.com/

Kolona mbi tre kilometra në vend pagesën e autostradës në Nish
Vetëm tetë aplikues nga Lugina
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration