Tri K-të “pasnormale” të pasmodernes!?
Vështrime

Tri K-të “pasnormale” të pasmodernes!?

11.Apr.2014 14:24
0
Drejtëvijimësia kulturologjike dhe në përgjithësi e mendimit filosofik shqiptare, tashmë është një sfidë e rradhës në fillimshekullin XXI, kur përballë kemi shumë probleme të cilat duhet të “zgjidhen”! Ajo ka qenë e vështirë në cdo epokë dhe në cdo rrethanë, por sot në këtë krizë të thëllë të pasmodernes kur disa mendimtar e studiues të mëdhenjë kanë filluar ta emërtojn si “pasnormale” (Z. Sardar; 2010. http://ziauddinsardar.com/?s=Welcom) është shumë më e theksuar! Drejtëvijimësia e anatomisë kulturore në këtë epokë është luhatur dhe është sfiduar seriozisht, ndërsa përceptimi ynë për këtë cështje është “mjaft i dobët”! shkodran ismailiShkruan: Shkodran ISMAILI; Hapja ndaj botës në epokën pas’socialiste, bumi i madh me informacionin, transfromimet e shpejta të institucioneve themelore/tare shqiptare (familja, fisi, arsimi tradicional, tradita, apo tradizmi në përgjithësi, arti, muzika etno-folklorike etj, etj) dukuri për të cilat mund të mos jemi të vetëdijshëm, dhe mund të mos jemi të përgatitur, të cilat kërkojn një vetëpërceptim më të thuktë në këtë pasmoderne – apo në këtë “pasnormale”, janë përditshmëria jonë me të cilat ballafaqohemi në cdo moment të ditës. Këto të lënë përshtypjen sikur pasmoderna te shqiptarët ka arritur fill pas rënies së komunizmit socialistë- sovjetik, pra është prezentë që dy dekada të plota, dhe jo diku pas Luftës së Dytë Botërore ashtu sic kemi konsensusin e studiuesve të mendimit human!? Nuk i dihet, ndoshta dhe mund të jetë e vërtetë, apo dic ka këtu për tu marrë seriozisht?! Të mendosh njëdimensionalisht në vijimësinë filosofike-kulturore dhe të bësh krijimtari të tillë, në kohën e kibernestikës dinamike dhe të këtij bumi medial të dhënash (rreth 90% e të dhënave  të përgjithshme të botës janë krijuar në dy vitet e fundit dhe deri në vitin 2020, sasia e të dhënave të ruajtura mund të jetë 50 herë në e madhe se ajo e vitit 2010; (Kosovapress:  20.01. 2014 ), është shumë e vështirë - në këtë kontradiktë të madhe konceptologjike të mendimit pasmodern dhe zhvillimeve të llojllojshme. Ziauddin Sardar – mendimtar, kritik letrash dhe vrojtues i hollë i bashkëkohësisë tonë, në shkrimin: “ Mirëseerdhët në kohët e pasnormales” thekson se këtë bashkëkohësi të pasmodernes (“modernes së skajshme” – SH.I) e karakretizojnë tri K-të e mëdha: kompleksiteti, kaosi dhe kontradikta - komponente të kudondodhura dhe kudoshfaqura, një fenomenologji tashmë shumë “normale” e jetës sociale të njeriut bashkëkohor, e organizimit të tij, menaxhimit, jetës dhe bashkëkohësis së tij!? Madje aq shumë janë prezente, sa dhe tri elementet themelore të kohësisë dhe kosmologjisë: koha, hapësira, dhe lënda janë duke u munduar që ti “sfidojnë”, dhe me këtë zhvillim aq të madh kibernetik e digjital tashmë i kanë hutuar edhe mendjet më të forta!? Ishin vitet e 20-ta të shekullit të kaluar kur mendimtari francez Guenoni e kishte paralajmëruar një gjë të tillë, me “Kriza e Botës Moderne”(e botuar për herë të parë në Paris më 1927) por ai si duke nuk kishte bërë një ndarje të tillë strikte si Sardari, dhe nuk kishte klasifikuar këto tri K-të pasnormale! Thjesht në Kriza e Botës Moderne të Guenonit kemi nje filosofi mitologjike hinduse nëse mund ta quajm, dhe ndoshta paralejmëronte një krizologji  mitologjike të modernizmit, duke e patur parasyshë botëkuptimin laik dhe sekularist për botën dhe gjithcka rreth saj, pra duke mos dhënë një totalitet botëkuptimor të mendimit njerëzor! Ndyshe, gnoseologjia me të cilën i përceptonë fenomenet Guenoni në librin e përmendur, që epokën tonë e quan – “epokë e errësirës” sipas ndarjes së kohësisë hindusiane, shikuar në botëkuptimin “ndryshe” janë tërësisht të papranuara! Pikërisht ne që jemi “mëkëmbës të Frymës Hyjnore” dhe Dritës së Madhe mendojm se kjo epokë është epoka kur “përfundoi koha e injorancës dhe erdhi koha e dijes” e cila sjell në botën e mendimit njerëzor gnoseologjin dhe botëkuptimin “ndryshe”, atë diversitet me të cilin plotësohet dhe avancohet mendimi njerëzor dhe “fundizmi ndryshe”!? Pikërisht ky botëkuptim i ri, pra “ndyshe” ka ardhur për ti crrënjosur këto tri K-të pasnomale të mendimit njerëzor. Të gjitha konceptologjit e mendimit njerëzor i kanë në esencën ontologjike këto tri K-të e mëdha të pasnormales së Sardarit, por ato janë përceptuar si filosofi pluraliste e mendimit njerëzor dhe asnjëherë nuk janë parë si “elemene të rrezikshme” të cilat ndërtojnë një identitet bipolar të qenies njerëzore dhe të cilat kurdo herë do të sjellin vështirësi të mëdha – edhe  praktike edhe teorike. Duke filluar që nga përkufizimet konceptuale, nga pikëzat e mendimit disiplinar e interdisiplinar, nga institutet dhe institucionet: ato të së drejtës, mendimit filosofik, atij politik, etikë, kulturologjik, pedagogjik, psikologjik, e deri te disiplinat më bashkëkohore të mendimit njerëzor, sic janë diplomacia, administrata, parlamentarizmi, civilizimi, ideologjia, gjeopolitika, qeverisja dhe menaxhimi - pra të gjitha vlojnë nga këto tri K-të pasnormale të pasmodernes?! Duke filluar nga individi, bashkëshortësia, familja, lagjja, komuniteti, bashkia apo dhe komuna, rrethi rajonal, shteti, komuniteti ndërkombëtar e ndërshtetëror, institucionet e specializuara rajonale, e deri te Kombet e Bashkuara si “qeveria e botës” - të gjitha vlojn nga elemente tepër kontradiktore, kaotike dhe kompleksive sa që në esencë ontologjike janë duke e “cthurrur cdo element”. Në dijen bashkëkohore, nuk ka madje asnjë cështje, pyetje apo dhe muhabet të thjeshtë njerëzor i cili ka një drejtvijimësi mendimi dhe veprimi, duke bërë që krizologjia dhe pasnormalizmi i mendimit të njeriut të mbizotëron kudo dhe duke e cvleftësuar konstruktivitetin dhe qëndrimin e tillë, madje edhe në cështjet më të thjeshta njerëzore! Thjesht mbizotëron një krizë e thellë e të menduarit të njeriut bashkëkohorë! Ndoshta me këtë “mendimi sardiarian” avancon edhe më tutje dhe kërkon ti vë pikat fillestare të diferencimit epokal të pasmodernes, duke paralajmëruar një Epokë plus në këtë kohë të pas’socializmit sovjetik të emërtuar nga ai si “pasnormale”. Me këtë kam bindjen se iu  ka kundërvënë teoris/ive të përplasjes së civilizimeve dhe të fundizmit” – se nuk ka një përplasje civilizimesh dhe fund të ideologjis e konceptologjis njerëzore, por ka tri K, të pasmodernes që quhen si “pasnormale”. Sido që të jetë, koha e tregon sa është e saktë dhe mbetet të shihet se si do ta konceptojnë dhe përvetësojnë këtë “tezë filosofike” të tij komuniteteti i studiuesve, filosofëve dhe mendimtarëve të mëdhënjë të cilët bëjnë “konceptologjin e dijes me të cilën ne shërbehemi dhe punojm! Kjo rrëmujë e madhe e bashkëkohësis tonë në civilizimin dhe dijen shqiptare, mund të tejkalohet dhe të fillon të hyn në rrjedhat e një konceptologjie dhe vijës simetrike të logjikës gnoseologjike, vetëm me “krijimin” e një “klase të re intelektualësh!” Ajo duhet të reflekton dhe është rezultat i proceseve të reja të hapjes ndaj botës dhe dijes së avancuar të qytetërimeve, urë e së cilave jemi ne shqiptarët, përvetësimin dhe konceptimin e së cilave me kohë e kemi kapur dhe tashmë jemi bërë “logjikë” vazhduese e bipolarizimit dhe filosofis pluraliste të të dyjave – Lindjes dhe Perëndimit, vazhdimin e së cilave duhet të ndjekim me një balancë të rrjedhave të kohës tonë. Për ti “hjekur qafe” këto tri K-të e “pasnormalizmit sardarian” duhet të fillojm të implementojm një botëkutim të ri gnoseologjik të të menduarit - për dhe rreth botës, procese të cilat janë të pandalshme dhe transfomimet e të cilave kanë fillaur që me rënien e “perdes së hekurt”- process i rimëkëmbjes së vlerave tonë në mirëfillta dhe tradizmit etno-popullor, pas shthuarjes së këtyre të fundit nga ish ideologjitë të cilat u dëshmuan si pjellë e së keqes./Titulli.com/
Hedhja e bombave në xhaminë e poshtme të Preshevës më 1943
Pashë Zotin që largoheni, se na çmendët!
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration