Transparencë në Preshevë: Debat publik me qytetarë për investimet dhe buxhetin  e vitit 2022
Lokale

Transparencë në Preshevë: Debat publik me qytetarë për investimet dhe buxhetin e vitit 2022

21.Nov.2021 08:18
0

Kryetarja e komunës së Preshevës, Ardita Sinani ka realizuar debat publik me qytetarë për planin investim dhe buxhetin 2022.

Postimi i plotë në Facebook nga Ardita Sinani:

DEBATI I SOTËM PUBLIK FUQIZOI PJESËMARRJEN E QYTETARËVE NË PLANIFIKIMIN E INVESTIMEVE DHE BUXHETIT
 
Sot, në Sallën e Kuvendit, patëm një diskutim shumë të dobishëm me qytetarë, në debatin publik për Planin Investiv dhe Buxhetin e ri .
 
Ekonomistë, arkitektë, ndërtimtarë, zejtarë, bujq, blegtorë, punëtorë, ndërmarrës, politikanë, përfaqësues institucionesh arsimore dhe administrative, organizata joqeveritare, media etj, nga vendbanime të ndryshme, ridëshmuan se pjesëmarrja e qytetarëve e bën më të mirë dhe më demokratik planifikimin e investimeve dhe të buxhetit publik.
 
Falenderoj pjesëmarrësit për diskutimet, idetë, sugjerimet, kritikat, kërkesat dhe këshillat e tyre. Ato do të përfshihen në procesin e përpilimit të Buxhetit dhe të Planit Investiv për vitin vijues.
 
Takimet në terren gjatë këtyre ditëve dhe debati i sotëm publik vërtetojnë se duhet të zhvillojmë edhe mëtej politikat dhe modelet e zbatimit të buxheteve pjesëmarrëse me qytetarë.
 
Është e drejtë e taksapaguesve dhe qytetarëve të jenë sa më shumë pjesëmarrës në procesin e planifikimit të investimeve publike dhe të përpilimit të buxhetit komunal, duke i identifikuar problemet dhe duke i hierarkizuar nevojat dhe investimet prioritare.
Arbëreshja ime, Ilir Shaqiri publikon këngën dedikuar arbëreshëve (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration