Trajkoviq: Qeverisja etnike shqiptare në Bujanoc dhe dëbimi i serbëve me dijen e Vuçiqit?
Lokale

Trajkoviq: Qeverisja etnike shqiptare në Bujanoc dhe dëbimi i serbëve me dijen e Vuçiqit?

20.Jul.2020 09:24
0

Formimi i një qeverisje lokale etnike në Bujanovac, me ndërhyrje të drejtpërdrejtë nga Tirana, tregon qartë se dialogu në fakt udhëhiqet nga Aleksandar Vuçiq dhe Edi Rama, i tha FoNet politikanja serbe nga Kosova Rada Trajkoviq, transmeton Titulli.com.

Ajo theksoi se koalicioni i partive shqiptare që kanë këshilltarë në Asamblenë Komunale të Bujanocit është nënshkruar marrëveshje në Tiranë ndërsa me pëlqimin e Beogradit,  më parë ka realizuar vizitën në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë, ministri i Punëve të Jashtme dhe Integrimin Evropian të Shqipërisë Gent  Cakaj.

"Ajo që po ndodh aktualisht rreth Bujanocit, ku u zgjodh një asamble mono-etnike, është vazhdim i projektit Thaçi-Vuçiq në heshtje dhe se ata merren me qytetarët në një mënyrë jo transparente që në thelb dhe padyshim ka në mendje migracionin dhe dëbimet”, u shpreh Trajoviq, përcjellë Titulli.com.

Sipas saj, fakti që serbët në Bujanoc nuk do të jenë një përfaqësim institucional është një mesazh për të gjithë ne dhe se për serbët në të ardhmen, kjo do të thotë migrim.

"Dhe në atë mënyrë, projekti është duke u realizuar për të cilin Thaçi dhe Vuçiq kanë negociuar në një nivel personal për dy vjet dhe kanë informuar administratën Trump”, theksoi Rada Trajkoviq. .

Ajo theksoi se kjo ide do të jetojë për aq kohë sa Vuçiqi është në krye të institucioneve serbe, veçanërisht në mënyrën sesi ai sundon aktualisht, ku "ai mban Qeverinë, Kuvendin, gjyqësorin, institucionet ndërsa opozita është në rrugë"./Titulli.com/

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration