Tash e dhjetë ditë veriu i barrikaduar, çfarë ndodhi në protestën e serbëve në Jarinjë (foto)
Rajoni dhe Politika

Tash e dhjetë ditë veriu i barrikaduar, çfarë ndodhi në protestën e serbëve në Jarinjë (foto)

19.Dec.2022 09:02
0

Tash e dhjetë ditë situata në veri është e tensionuar kjo pasi rrugët kryesore dhe disa lokale janë barrikaduar nga serbët lokalë, të cilët po mbështeten edhe nga serbët në Serbi përmes protestave. 

Heqja e tyre është kërkuar edhe nga përfaqësues të SHBA-së, BE-së, por edhe nga NATO-ja, por që këto thirrje po shkojnë në “vesh të shurdhër”, raporton Zeri.

Dje në anën serbe të veriut u mbajt një protestë e serbëve të cilët dëshironin që të hyjnë në Kosovë, madje sipas ekpertit të sigurisë, Agim Musliu ata planifikonin që t’ia vinin flakën pikës kufitare në Jarinjë.

Image
Foto: REL

Por, kjo nuk u arrit pasi Policia e Serbisë kishte formuar një kordon për të mos i lejuar të hynin në Kosovë, por edhe në pjesën kosovare të kësaj pike kufitare ishin vendosur KFOR-i dhe ishte vendosur edhe një tel gjembor.

Image
Foto: Kossev

Në këtë protestë u panë edhe dhjetra serbë të maskuar të cilët bënin thirrje nacionaliste si “Kosova është Serbi”, por prezencën e grupeve kriminale serbe nuk e ka mohuar as KFOR-i. 

Në komunikatën e tyre pas kësaj proteste thuhet “Sot, pas koordinimit aktiv me të gjitha palët, Forca e Kosovës – KFOR-i, Komanda Rajonale e KFOR-it Lindje ka shtuar praninë e saj në Jarinjë për arsye parandaluese të sigurisë. Kjo rritje vjen si pasojë e prezencës së mundshme të grupeve të organizuara kriminale brenda protestuesve”,

Pas kësaj proteste ka reaguar ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, i cili është shprehur se Policia e Kosovës është e aftë të përballet me strukturat kriminale.

“Por, gjithashtu dua të siguroj të gjithë qytetarët tanë se Policia e Kosovës është e aftë dhe ka gjitha kapacitetet e nevojshme te përballet me këto struktura kriminale dhe se ne po bëjmë gjithë vlersimet e nevojshme për mënyrën më efikase dhe kohën e përshtatshme për këtë. Qëllimi ynë i vetëm është të sigurojmë një ambient të sigurt për të gjithë qytetarët pa dallim, të sigurojmë lëvizjen e lirë për të gjithë dhe të luftojmë grupet kriminale pa dallim, në të mirën e të gjithë qytetarëve dhe në mbrojtje të integritetit territorial dhe sovranitetit të Republikës sonë”, shkroi ndër të tjera Sveçla.

Kujtojmë se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq gjatë tërë kohës ka kërcënuar me dërgimin e një mijë trupave në veri, madje ai e ka dërguar këtë kërkesë në KFOR, të cilët janë përgjigjur se janë duke e shqyrtuar këtë kërkesë. 

copy(/home/titulli/public_html/images/image/eriu-ks.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Pesë golat më të bukur të Kampionatit Botëror (video)
Kurti: Ata që synojnë ta destabilizojnë Kosovën do të dështojnë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration