Mediat serbe: Është arrestuar një spiun, dyshohet se punonte për Shqipërinë
Rajoni dhe Politika

Mediat serbe: Është arrestuar një spiun, dyshohet se punonte për Shqipërinë

15.Jan.2024 09:45
0

Një shtetas serb, i cili punon si ekspert IT është arrestuar pasi akuzohet për spiunazh ndaj Shërbimit Informativ të Shqipërisë.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat serbe, sipas të cilave, nga hetimet dhe mbledhja e provave materiale ndaj D.R, pjesëtarët e BIA-s gjetën një aparat fotografik dhe një panel diellor që furnizonte kamerën, si dhe një kartë SD.

Ai dyshohet se ka spiunuar në Serbi për Shërbimin Informativ të Shqipërisë (SHISH). Kamera dhe paneli diellor janë gjetur në afërsi të fshatit Karadak, afër Rashkës.

Me kamerën e lartpërmendur, i dyshuari D.R ka filmuar lëvizjet e forcave të sigurisë serbe, kryesisht të njësive të Forcave të Armatosura të Serbisë. Po ashtu thuhet se anëtarë të BIA-s zbuluan dhe shkatërruan një tjetër rrjet spiunazhi në territorin e vendit Serbisë.

Dyshohet se që nga viti 2022, D.R, me një rrjet bashkëpunëtorësh të tij, për Shërbimin Informativ Shtetëror të Shqipërisë, SHISH, ka mbledhur të dhëna për anëtarët individualë të shërbimeve të sigurisë të Serbisë dhe serbët nga Kosova e Metohija.

Sipas mediave serbe, ai në disa raste ka filmuar edhe lëvizjet e forcave të sigurisë serbe në zonën e komunës së Rashkës.

copy(/home/titulli/public_html/images/image/ia.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Aktivitetet e "Ditët përkujtimore të Jonuz Musliut" në Bujanoc
25-vjetori i Masakrës së Reçakut, ajo ndryshoi historinë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration