Kurti: Po përgatitemi që Serbia të akuzohet për krime lufte
Rajoni dhe Politika

Kurti: Po përgatitemi që Serbia të akuzohet për krime lufte

31.Mar.2024 09:32
0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se autoritetet po përgatiten që Serbia të akuzohet, për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.

Kurti i kërkoi Prokurorisë së Shtetit që të punojë maksimalisht që personat përgjegjës për krime gjatë luftës, për të cilët ka dëshmitarë të gjallë, të ndiqen penalisht dhe të dënohen.

“Edhe Ministria e Drejtësisë edhe këshilltarët e mi ligjorë, edhe me ekspertët ndërkombëtarë, janë duke bërë përgatitjet që të akuzohet Serbia si shtet përgjegjës për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë, e që janë krime luftime, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid”, tha Kurti gjatë homazheve në Drenas, duke shtuar se ky proces po vazhdon dhe kur të ketë diçka konkrete publiku do të njoftohet me kohë.

Kurti edhe më herët kishte deklaruar se Kosova synon të padisë Serbinë për gjenocid, për periudhën e luftës së fundit në shtet. Më 2021, ai kishte deklaruar se një padi e tillë do të ngrihej pranë Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND). 

Megjithatë, njohësit e çështjeve ndërkombëtare më herët i kishin thënë Radios Evropa e Lirë se në GJND mund të aplikojnë vetëm shtetet që janë anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, pjesë e së cilës është. Prandaj, disa prej tyre kishin thënë se një çështje të tillë Kosova mund ta ngrehë pranë Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJNP).

GJND-ja, me seli në Hagë, vendos për mosmarrëveshjet mes shteteve, ndërkaq GJNP-ja ndjek penalisht individët për krime lufte.

Vendimet e GJND-së janë përfundimtare dhe nuk mund të apelohen, por gjykata ka pak fuqi që të detyrojë zbatimin e tyre.

Ndryshe, sipas Fondit për të Drejtën Humanitare, në luftën e fundit në Kosovë më 1998/99 janë vrarë rreth 13.500 persona.

copy(/home/titulli/public_html/images/image/lbin-kurti.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Vuçeviq mandatohet për formimin e Qeverisë së re serbe
Zvicër: Ndalohet ligjërata nga Abu Alia në një xhami të shqiptarëve në Biel
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration