iPhone 15 Pro dhe Pro Max me materiale prej titani dhe procesor më të fuqishëm
Shkencë dhe teknologji

iPhone 15 Pro dhe Pro Max me materiale prej titani dhe procesor më të fuqishëm

13.Sep.2023 08:06
0

Në evenimentin Wonderlust, Tim Cook tha se iPhone 15 Pro dhe Pro Max janë “iPhone Pro më të mirë që kanë krijuar ndonjëherë.” Trupi i telefonit është i ndërtuar nga materiali prej titani i gradës 5, i cili është më i fuqishëm dhe më i fundit. 

Korniza e ekranit është tkurrur edhe pse ky i fundit mbetet në të njëjtën madhësi por humb pak gjerësi. Ekrani mbulohet nga një xham më i fuqishëm prej qeramike.

Porta Lightning është zhdukur përgjithnjë dhe modelet Pro tashmë kanë portën USB-C e cila ofron shpejtësi transferimi të nivelit USB3. Ishulli Dinamik rikthehet i cili është i disponueshëm për mbarë linjën tashmë. 

Nuk ka mbështetje për Thunderbolt këtë herë megjithatë USB-C mundëson shpejtësi transferimi deri në 10Gbps, edhe pse duhet të blini një kabëll për këtë. 

Kompania thotë se xhami i pasmë mund të riparohet më lehtësisht. Një buton i ri Aksioni zëvendëson butonin e heshtjes (mute) që ka qenë prezent që nga gjenerata e parë e iPhone. Ky buton mund të programohet sipas preferencës siç është përdorimi i tij për të shkrepur foto.

iPhone 15 Pro dhe 15 Pro Max fuqizohen nga çipi i ri A17 Pro i cili përmban gjashtë bërthama procesorike, ku dy janë performance dhe 4 efikasiteti. Ndërtuar mbi arkitekturën 3-nanometër, bërthamat e tij janë 10 përqind më të shpejta.

A17 Pro ka 6 bërthama të reja grafike që Apple tha se janë ridizajnuar plotësisht dhe mundësojnë 20 përqind më shumë performancë. Kompania shkoi deri atje sa të demonstronte një lojë me ray-tracing, diçka e mundur deri më sot vetëm tek desktopët.

Kamera përdor të njëjtën teknologji të kombinimit të pikselëve në sensorin 48-megapisekel i cili prodhon imazhe 24-megapiksel. Apple tha se krahas ProRAW, sensori mund të realizojë foto HEIF.

Dy sensorët e tjerë 12-megapiksel secili telefoto dhe ultra wide janë përmirësuar në ambiente me dritë të pakët. Një sensor i ri 3D mund të prodhojë imazhe tre dimensional.

Një opsion i ri macro mund të realizojë foto me gjerësi fokale 13mm, 24mm, 28mm, 35mm, 48mm dhe 120mm. Videot 4K mund të prodhohen me 60fps.

iPhone 15 Pro fillon nga 999 dollarë ndërsa Pro Max nga 1199 dollarë me porositë të cilat fillojnë ditën e Premte dhe janë në dyqane më 22 Shtator.

/PCWorld Albanian/

copy(/home/titulli/public_html/images/image/pple-iphone-15-pro-3.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Ndeshja Rumani-Kosovë u ndërpre përkohësisht, për shkak "të sjelljeve diskriminuese”, zbehet ëndrra për Euro 2024
Escobar: S’kam marrë zotim nga Kurti për zbatimin e marrëveshjes
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration