Fitër Bajrami do të falët në ambient të hapur në Tërnoc
Lugina

Fitër Bajrami do të falët në ambient të hapur në Tërnoc

07.Aug.2018 11:45
0
Për herë të parë në komunën e Bujanocit përkatësisht në fshatin Tërnoc i madh organizohet falja e namazit të Fitër Bajramit në ambient të hapur.

Ky manifestim fetarë mbahet në stadiumin e fshatit Tërnoc dhe ligjërues do të jenë imamët e tre xhamive të fshatit, shkruan Titulli.com.

Iniciatorë të faljes së namazit të Fitër Bajramit në ambient të hapur ishin të rinjtë si dhe këshilli i xhamisë së mesme.

Falja e namazit të Fitër Bajramit do të bëhet në orën 5 e 40 të mëngjesit përderisa programi i përgatitur nga organizatorët fillon që nga ora 5.00.

Për dallim nga namazi i Fitër Bajramit falja e namazit të sabahut bëhet në ora 4:20 në mëngjes në xhamitë e fshatit.

Në njoftimin e lëshuar nga këshilli organizativ i xhamisë së mesme paraqitet edhe programi i manifestimit të Fitër Bajramit.

Në ora 5:00 fillojnë ligjëratat nga Vesim ef. Avdiu       

Në ora 5:15 ligjëratë nga Nexhmedin ef. Saqipi

Në ora 5:40 falja e namazit të Fitër Bajramit nga Sevder ef. Bajrami

Ligjërata e Hytbes do të mbahet nga Sulejman ef. Fejzullahu

Këshilli organizativë në fund të njoftimit të lëshuar uron të gjithë qytetarët për festën e Fitër Bajramit si dhe i fton ata që të i bashkohen faljes së namazit në ambient të hapur. /Titulli.com/

Alpinisti nga Bujanoci, pushton majën e dytë më të lartë në Ballkan (foto&video)
A ishte Nata e Kadrit në natën e 27 të Ramazanit, video e inçizuar nga xhamia e Bujanocit (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration