Dialogu Kosovë-Serbi dhe stabiliteti rajonal, bën bashkë KFOR-in, EULEX-in e BE-në
Rajoni dhe Politika

Dialogu Kosovë-Serbi dhe stabiliteti rajonal, bën bashkë KFOR-in, EULEX-in e BE-në

21.Feb.2024 19:59
0

Komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë, gjeneralmajor Oezkan Ulutash, është takuar të mërkurën me shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomás Szunyog, ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së dhe shefin e misionit të EULEX-it, gjeneralmajor Giovanni Pietro Barbano. 

Siç është bërë e ditur në komunikatën e KFOR-it, në këtë takim është diskutuar për aktivitetet e KFOR-it, bashkëpunimin me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in e dialogun Kosovë-Serbi të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

“Ata shkëmbyen mendime mbi një sërë temash, duke përfshirë aktivitetet e KFOR-it nën mandatin e tij në OKB, si dhe bashkëpunimin e KFOR-it me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in, dhe përpjekjet e tij të vazhdueshme për sigurinë në mbështetje të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, thuhet në njoftim.

 
Më tej bëhet e ditur se gjenerali Ulutash ka theksuar përkushtimin e palëkundur të KFOR-it për të mbështetur “të gjitha përpjekjet e Komunitetit Ndërkombëtar, në dobi të sigurisë së qëndrueshme në mbarë Kosovën dhe stabilitetit rajonal”.
copy(/home/titulli/public_html/images/image/vecan-kfor.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Si funksionon ‘Portal Kombat’, rrjeti rus që synon përçarjen e Perëndimit?
Tragjedi në Kumanovë| Vëllai qëllon me armë motrën dhe nipërit, 2 të vdekur
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration