Titulli me projekt të ri:  "Tranzit" nëpër botë
Lokale

Titulli me projekt të ri: "Tranzit" nëpër botë

08.Sep.2013 13:21
0
Portali i pavarur informativ Titulli.com do të lansojë këtë vjeshtë një projekt të ri në sferën e mediave , ky projekt do të fillojë me transmetimin e emsionit javor "Tranzit"  i cili përmes internetit do të dëgjohet në mbarë botën kurse përmes valëve FM në Luginë, Kosovë dhe Maqedoni. Sipas drejtuesve të këtij mediumi, fjala është për një projekt të medias elektronike, saktësisht asaj radiofonike. “Muajt në vazhdim do të fillojmë me transmetimin e emisionit radiofonik të titulluar "Tranzit" “, bëri  të ditur drejtori menaxhues i Titullit, Skender Saqipi. Duke sqaruar idenë, Saqipi thotë se “emisioni "Tranzit" do të emetohet një herë në javë në terminin e mbrëmjes,  edhe atë në ditë vikendi“. “Në kuadër të këtij emisioni i cili do  të zgjasë pesë orë do të trajtohen të gjitha temat, përfshirë ato politike, shoqërore, sociale, kulturore, sportive, etj. Emisioni do të ndahet në disa rubrika, ndërsa pjesë e pandarë do të jenë edhe inkuadrimet direkte të dëgjuesve në program dhe mysafirët e ftuar në studio“, thotë Saqipi. Ai paralajmëron se në javët e para të transmetimit të emisionit do të trajtohen problemet në Luginë. Drejtori menaxhues i Titullit më tej bënë të ditur se emisioni do të udhëhiqet nga gazetarë eminent të cilët posedojnë përvojë në sferën e mediave elektronike, veçanarisht atë të radios. I pyetur për emërtimin e emsionit "Tranzit", Saqipi thotë se bëhet fjalë për një emision të specializuar i cili do të drejtohet fillimisht nga tre studio transmetimi. Njëra do të jetë në Bujanoc, tjetra në Prishtinë, kurse studio e tretë do të ketë selinë në Cyrih të Zvicrës. “Pra do të jemi gjithnjë në tranzit nëpërmjet viseve ku janë duke jetuar dhe vepruar shqiptarët“, sqaron Saqipi. “Emisioni do të jetë i dëgjuar përmes internetit në të gjithë botën, ndërsa paralelisht do të dëgjohet edhe nëpërmjet valeve FM në disa radiostacione në Luginë, Maqedoni dhe Kosovë“, pohon Skender Saqipi. Ai shton se një emison i tillë i specializuar është i pari në botën shqiptare ndërsa idea është që pas një kohe të emetohen edhe emisione tjera radiofonike. “Kjo ide jona ka hasur në mirëkuptim tek shumë donatorë  të cilët kanë shprehur gatishmërinë të na ndihmojnë në aspektin teknik dhe atë finaciarë“, thotë Saqipi, duke paralajmëruar një metodë krejt ndryshe të marketingut dhe sponzorimit në media. Ndryshe, ky do të  jetë projekti i ri i portalit Titulli.com pas atij të shkollës së gazetarisë dhe rubrikës së lajmeve në gjuhën serbe, medium i cili planifikon që lajmet e prodhuara nga rajoni i Luginës të përkthehen dhe të krijohet rubrikë e veçant në gjuhën angleze dhe ate turke. Titulli.com është edhe bashkëthemelues i Asociacionit të Mediave të Pavarura të Luginës-AMPL, në bashkëpunim me radiotelevizionin “Spektri”. Falë profesionalizmit të shprehur përmes publikimit të informacioneve në portal, të cilat dallohen për nga shpejtësia, korrektësia dhe neutraliteti, Titulli.com është i ndjekur nga mijëra vizitorë anekënd botës./Titulli.com/
25 ambasadorë të OSBE-së në Bujanoc, për të zgjidhur problemet e shqiptarëve
Policia sekuestron duhan në Bujanoc e Preshevë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration