Thejmura : Pas Tetovës e Gostivarit "thyejm" urën e Ibrit
Lokale

Thejmura : Pas Tetovës e Gostivarit "thyejm" urën e Ibrit

29.Jan.2014 08:00
0
Projekti “Thejmura” si nismë e artistëve nga Presheva, që dhjetorin e kaluar ishtë në Tiranë më ekspozitën e fotografes Flutura Aliu nga Bujanoci e filmin “Zakonisht” nga regjisori preshevar Kastriot Saqipi, të cilëve në Janar nga Tirana ju bashkuan edhe artistët nga Tirana Brilanta Kadillari e Gledis Bica, përpos artistëve nga Prishtina që po përzgjidhen, në Tetovë do të shkojnë edhe me frontmenin e rock bendit Nirvana Kurt Cobain. Almedina Aliu, koordinatore e këtij projektit, thekson se përpos artistëve që na bashkohen me fotografitë e tyre nga Prishtina, në Tetovë, në natën e hapjes së ekspozitës, që do jetë 20 shkurti, e që për fat është dita e lindjes së Kurt Cobain. “20 shkurti, është dita kur “thejmura” do të hapet për artdashësit tetovar, njëherit së bashku më tre fotografët nga Bujanoci, Tirana, e Prishtina, dhe po tre regjisorët e filmave të shkurtër që do shfaqen aty, ne po përgatitim që në Tetovë të jemi me risi. Për koiçidenc 20 shkurti është ditëlindja e Kurt Coban, ndaj si organizator po përgatisim materialin për të rikujtuar edhe ne, legjendën e Nirvana’s” ka theksuar Almedina. Ndonëse rrugëtimi vazhdon njësoj, sikur në Tiranë e Prishtinë, edhe nga Tetova organizatorët do të përzgjedhin dy artistë, të cilët do vijojnë rrugën sipas kalendarit, për në Korçë, Almedina njëherit shprehet se po bëhen përgatitjet që gjatë muajit shkurt të jenë edhe në qytetin e Gostivarit, ndërsa muajin mars ajo thekson se do provojnë të thyejnë urën e madhe, nga ku edhe nisi projekti. “Ne sipas projektin për muajin shkurt kemi të paraparë qytetin e Tetovës, por pas ftesës së marrë nga artistë nga Gostivari po shohim mundësin të jemi edhe atje, ndërkaq për muajin mars po planifikojmë të jemi edhe aty ku ne “nisëm” projektin, Mitrovicën e Veriut” potencon Aliu. “Thejmura’ togëfjalshi që lidhet për kundërshtimin që ne kemi ndaj mureve ndarëse mes shqiptareve dhe popujve, njësoj nuk pretendojmë ta lidhim me ura lidhëse siç shquhen terminologjitë e politikës së sotme. Pos “urave lidhëse” ne kemi urën mbi lumin Ibër në Mitrovicë, që po besojmë ta thyejmë muajin mars” përfundon Almedina Aliu koordinatore e projektit “thejmura”./V.GASHI/Titulli.com/    
Bora në “bllokadë” së bashku me Drejtoratin për Ndërtim
Në Luginë u organizua seminari me maturantët “Udhëzime për zgjedhjen e drejtimeve studimore"
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration