Të rinjtë shqiptarë të bashkuar në Preshevë
Lokale

Të rinjtë shqiptarë të bashkuar në Preshevë

30.Sep.2012 13:38
0
Në Preshevë sot u mbajt takimi i pestë i Lidhjes Mbarëshqiptare të Forumeve Rinore Me prezencën e përfaqësuesve nga Forumet Rinore të partive politike shqiptare nga Lugina, Shqipëria, Kosova, Maqedoni dhe Mali i Zi, sot u mbajt takimi i  pestë i Lidhjes Mbrëshqiptare e këtyre forumeve. Përfaqësuesit e rinj kanë zhvilluar një mbledhje në Kuvendin Komunal të Preshevës , ndërsa në të mori pjesë edhe kryetari i Komunës, Ragmi Mustafa. Në mbledhjen e mbajtur u bisedua për bashëkrendim të aktiviteteve për 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, ndërsa u bë edhe promovimi i frymës së bashkëpunimit dhe dashurisë mes popullit tonë. Nga takimi, të pranishmit janë angazhuar për të pas aktivitete të përbashkëta, më të shpeshta,  në të gjitha trojet shqiptare. Gjatë ditës, në program është edhe shëtitja e delegacionit mysafirë në Preshevë, vizitë në zyrën për të rinj, si dhe në fund një drekë e përbashkët. Lidhja Mbarëshqiptare e Forumeve Rinore të partive politike shqiptare, u themelua në Prizren, më 9 qershor të këtij viti. Me këtë rast nga të pranishmit, në mesin e të cilëve edhe Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës, Memli Krasniqi, u nënshkruajtë Deklarata për themelimin e kësaj lidhje./Titulli.com/

Partia Demokratike në bisedime për zgjerimi të koalicionit
Faqja zyrtare e Medvegjës edhe në gjuhën shqipe
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration