Të dhëna zyrtare: Bujanoc dhe Preshevë sa janë të infektuar me korona virus?  (statistika)
Lokale

Të dhëna zyrtare: Bujanoc dhe Preshevë sa janë të infektuar me korona virus? (statistika)

06.May.2020 10:44
0

Sipas të dhënave zyrtare nga faqja e internetit Covid19.rs, gjithsej 165 persona janë infektuar me korona virus në shtatë komuna të rrethit të Pçinjës nga të cilët personeli i një ndërrimit të plotë  të Shërbimit  Emergjent në Vrajë është në izolim shtëpiak, transmeton Titulli.com.

Gazetarët e kanë të pamundur të marrin numrin e saktë e të infektuarve për shkak të dhënave që nuk jepen nga shtabet emergjente të komunave të këtë rreth, shkruan Titulli.com.

Në bazë të statistikave të azhurnuara sot të faqes zyrtare Covid19.rs  e themeluar nga qeveria e Serbisë për publikimin e të dhënave për virusin COVID1-9,  në Vrajë janë të infektuar me korona virus 79, Surdulicë 43, Vladiçin Han 26, Bujanoc 6, Preshevë 4, Bosilegrad 4 dhe 3 persona në Tërgovishtë.

Të dhënat zyrtare flasin se 6 persona kanë vdekur nga korona virusi në Vrajë ndërsa për komunat tjera të rrethit të Pçinjës nuk ka të dhëna të publikuara.

Ndërsa në nivel shtetit në bazë të dhënave thuhet se kanë vdekur afro 200 persona nga korona virus,  janë testuar 111,278 persona dhe 9,677 të infektuar.

 Të dhënat zyrtare në faqen Covid19.rs azhurnohen nga Instituti i Shëndeti Publik të Serbisë “Millan Jovanoviq Batut” në Beograd.

Nga kjo javë ka filluar edhe trafiku i komunikacionit urban dhe mes qyteteve, aktualisht funksionojnë 2 linja nga Vrajë për Beograd gjithashtu edh linja tjera me komunat Bujanoc, Tërgovisht, Vladiçin Han dhe Surdulicë duke rritur masat  higjienës dhe dezinfektimit.

Gjatë gjendjes së pandemisë COVID-19 në komunën e Bujanocit dhe Preshevës janë bërë raportime të ndryshme edhe nga media lokale dhe përfaqësues institucional lokal që nuk kanë paraqitur saktë gjendjen e të infektuarve  me korona virus./Titulli.com/

Katër pyetjet e Kurtit mbetën pa përgjigjen e Komisionit të Venecias
Bullgaria i rikthehet gjuhës dhe identitetit maqedonas
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration