Tahiri e ngrit çështjen librave shqip për shqiptarët e Luginës së Preshevës
Lokale

Tahiri e ngrit çështjen librave shqip për shqiptarët e Luginës së Preshevës

02.Apr.2015 15:38
0
Ministrja për Dialogun, Edita Tahiri, gjatë qëndrimit në Bruksel ka zhvilluar takime me zyrtarët e Bashkimit Evropian.

ipas njoftimit për medie, fokusi i bisedimeve të saj ishte përshpejtimi i zbatimit të gjitha marrëveshjeve të arritura në Dialogun e Brukselit.

Njoftimi saktëson se ministrja Tahiri zhvilloi takime me Anna-Maria Eleni Boura, këshilltare speciale për dialogun nga Zyra e përfaqësueses së lartë të BE-së, Federica Mogherini, si dhe z. Nicholas Cendrowicz dhe Alexis Hupin, lehtësues në fusha të caktuara të dialogut.

Në këto takime, ministrja Tahiri vlerësoi lartë përparimet e arritura në dialog në këtë periudhë, me arritjen e marrëveshjeve në çështjen e “Mbrojtjes Civile” dhe të drejtësisë, duke konfirmuar se Qeveria e Kosovës menjëherë ka filluar realizimin e obligimeve të saj zbatuese. “Këto zhvillime pozitive janë një shtytje e re për këtë proces dhe që duhet të shërbejnë për të çuar përpara zbatimin e marrëveshjeve në fushat ku janë evidentuar stagnime dhe zvarritje”, ka theksuar ministrja Tahiri.

Ministrja Tahiri me theks të veçantë u angazhua për çështjen e kodit telefonik për Kosovën, çështjet e energjisë, lëvizjes së lirë, heqjen e barrikadës mbi urën e lumit Ibër, arritjen e marrëveshjes për sigurimin e automjeteve, etj.

Të dyja palët u pajtuan për nevojën e shtimit të angazhimeve në zbatimin e marrëveshjeve, ku për çështjen e kodit telefonik për Kosovën, pati diskutime dhe përfarim qëndrimesh në drejtim të finalizimit sa më të shpejtë të marrjes së kodit telefonik për Kosovën nga ana e ITU –së.

Po ashtu, në çështjet e energjisë, u diskutuan zgjidhjet për aspekte të caktuara të zbatimit të marrëveshjes për energjinë, ndërsa u vlerësua se sa i përket zbatimit të kësaj marrëveshje ka hapa pozitivë drejt implementimit, siç ishte nënshkrimi i dy marrëveshjeve të bashkëpunimit në mes të autoriteteve të sistemeve transmetuese të energjisë të dy shteteve, gjë që u bë e mundur në saje të këtij dialogu.

Sa i takon lëvizjes së lirë, ministrja Tahiri paraqiti kërkesën për hapjen e një pikëkalimi të ri kufitar mes Kosovës dhe Serbisë te pika “Kapia e Sfircës”, duke njoftuar BE-në se kryetarët e komunave të Kamenicës dhe Medvegjës kanë bërë një kërkesë të tillë pranë autoriteteve të shteteve përkatëse. Ajo theksoi se Qeveria e Kosovës është e gatshme të angazhohet në këtë drejtim, sepse ky pikëkalim do t’ua lehtësonte lirinë e lëvizjes qytetarëve duke shkurtuar distancën rrugore për më shumë se 100 km, ndërsa kërkoi nga BE-ja që këtë çështje ta bisedojë me palën serbe.

Në kuadër të lëvizjes së lirë u diskutuan edhe pengesat që u shfaqën me rastin e ndaljes së autobusëve dhe kamionëve të Kosovës nga ana Serbisë, ku u arrit pajtimi se palët duhet të respektojnë marrëveshjen dhe në rast të nevojës për standarde të reja, çështjet duhet të dakordohen paraprakisht në dialogun e Brukselit.

Ministrja Tahiri foli edhe për veprimet pozitive që po i ndërmerr Zyra e BE-së në Kosovë për revitalizimin e Urës së Ibrit dhe heqjen e barrikadës mbi urë dhe të tjerat përreth, duke shprehur bindjen se plani për veprim do të realizohet në afatin e paraparë.

Duke folur për marrëveshjen për sigurimin e automjeteve që ishte afër nënshkrimit, ministrja Tahiri kritikoi mos gatishmërinë e Serbisë që të nënshkruaj marrëveshjen me ç ‘rast kërkoi angazhime më të mëdha nga BE-ja, sepse për këtë marrëveshje janë investuar gati dy vjet bisedime dhe vonesa e saj po dëmton financiarisht qytetarët e dyja shteteve.

Ajo tha se u takon kompanive të sigurimeve nga Serbia ta vejnë interesin e qytetarëve para interesave komerciale të kompanive të veta, ashtu siç kanë vepruar kompanitë e sigurimeve të Kosovës dhe Byroja e Sigurimeve e Kosovës të cilët i thanë po marrëveshjes në fjalë.

Po ashtu, ministrja Tahiri e ngriti si çështje nevojën për pajisje me libra shqip të shqiptarëve të Luginës së Preshevës nga ana e Qeverisë së Kosovës për të cilën kërkoi që të realizohet në mënyrë të papenguar nga ana e autoriteteve të Serbisë, mbi parime të reciprocitetit. 

Në takime u shtruan edhe çështje tjera që kanë të bëjnë me cilësinë e procedurave administrative në çështjet e taksave doganore dhe avancimi i disa aspekteve teknike, ku u paraqit nevoja për një takim të shpejtë të Grupit Punues të IBM, si dhe u theksua se takimet periodike vlerësuese për zyrat ndërlidhëse duhet të mbahen sipas planit për zbatim.

Delegacioni i Republikës së Kosovës kryesohej nga ministrja Tahiri dhe këshilltarët politikë, Dren Zeka dhe Gazmir Raci, njëherësh koordinatorë të fushave në Dialogun e Brukselit si dhe ambasadorja e Republikës së Kosovës në Bruksel, Mimoza Ahmetaj.

Kuizi i diturisë "LUGINA GARON 2016", shikoni të gjitha (video)
Përfaqësues politik nga Lugina takohen me Ambasadorin Boçka në Beograd
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration