Studentja preshevare ekspozon 120 punime (foto)
Lokale

Studentja preshevare ekspozon 120 punime (foto)

07.Aug.2013 03:48
0
Në Preshevë, të martën është hapë “Art Gallery” e studentes së Fakultetit të Arteve në Universitetin “Hasan Prishtina”. Punimet e studentes Fitore Fejzullahu kanë ngjallur interesim të madh tek dashamirët e artit, profesorë, kolegë e miq të piktores preshevare. 120 punimet e saj me peizazhe, portrete, natyrë, grafika, vizatime dhe cikle abstrakte mund të shihen në galerinë private të hapur në rrugën “Qemal Shehu” numër 55 në Preshevë, raporton Titulli. Kjo galeri e hapur është e para e këtij lloji në Preshevë, ndërsa për punimet e ekspozuara nuk kanë munguar komplimentet e vizitorëve, e sidomos të kritikëve që vijnë nga kjo fushë. Punimet e studentes së vitit të katërt të Fakultetit të Arteve, Fitore Fejzullahut, mund t’i vizitojnë të interesuarit në Preshevë, ndërsa për ata që nuk kanë mundësi që të jenë prezent fizikisht në “Art Gallery” atëherë kanë mundësinë që poshtë tekstit t’i shohin disa prej punimeve të përzgjedhura./Titulli.com/ ekspozita-Presheve-1 ekspozita-Presheve-2 ekspozita-Presheve-3 ekspozita-Presheve-4 ekspozita-Presheve-5 ekspozita-Presheve-7 ekspozita-Presheve-8
Shqiptarët e Luginës së Preshevës të tradhtuar
Arifi, TIKA: Po numërohen ditët e hapjes së shkollës (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration