Solid nga Kosova përuron fabrikën në Preshevë, brenda vitit 200 punëtorë
Lokale

Solid nga Kosova përuron fabrikën në Preshevë, brenda vitit 200 punëtorë

20.Dec.2017 18:51
0
Prodhuesi kryesore u këpucëve në Kosovë "Solid", sot në Preshevë së bashku me kryetarin organit të përkohshëm të komunës së Preshevës, Shqiprim Arifin përuruan fabrikën për prodhimin e këpucëve, një investim jetik për popullatën e Preshevës që është një prej komunave më të pazhvilluara në Serbi dhe me papunësi të lartë.

Shipërim Arifi tha se përkundër mosbesimit për hapjen e fabrikës ja erdhi dita që ajo te bëhet realitet.

"Gjithçka çka është thënë e stërthënë sot u dëshmuar që ka qenë e gënjeshtërt. Ja fabrika u hap sot dhe për një vit do të jenë të punësuar 200 persona. Kjo u arrit falë mundit të jashtëzakonshëm për të tejkaluar pengesat teknike dhe politike që hasëm gjatë rrugës. Pengesat ishin më të mëdha se sa dihen në opinion", tha Arifi. 

Investimi i kryerë në Preshevë është diku rreth 1 milionë euro dhe prodhimet nga kjo fabrikë do të mbulojnë tregun e Evropës, Rusisë, Serbisë.

"Pa dashur t’i  jap kahje politike. Kryetari më ka thirr dhe kam ardhur vetëm për një konsultë. Mirëpo Shqipërimi ishte insistues, pasi më bindi për të investuar. Kemi pasur një rrugëtim 8 muajsh dhe janë tani kemi mbaruar. Kemi investuar jashtë planifikimit për Trafon e re dhe energjinë që nuk ishte planifikuar. Ju kisha thane që vetëm 5 ditë pasi të kryhet probleme i energjisë unë do ta hap", tha Shefki Kuqi, pronarë i  Solid, duke theksuar se i falënderojë edhe ata që më kanë etiketuar matrapaz.

Ai u shpreh se nuk është matrapaz

"Jam teknolog dhe i ftojë të tërheqin akuzat. Unë kam ardhur këtu të bëjë biznes dhe konkurrencë më të gjithë biznesmenët mendjehapur. Por vetëm me nivelin më te menduar. Starti do të jetë nga 60 deri në 80 punëtorë. Për një vit numri i punëtorëve do të jetë 200", tha Kuqi./rtklive/

 

Programi i Memetit: Stabilitet politik, zhvillim agro blegtorisë dhe arsim cilësorë
Kush mundë të bëjë koalicionin qeverisës në komunën e Preshevës? (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration