Si të mbrohemi nga rriqrat gjatë verës? (video)
Trupi dhe shëndeti

Si të mbrohemi nga rriqrat gjatë verës? (video)

11.Jun.2021 07:40
0

Derisa moti fillon e bëhet më i ngrohtë gjatë fillimit të verës, njerëzit i drejtohen natyrës për të shijuar rrezet e diellit.

Gjatë kësaj sezone me aktivitete dhe më të shpeshta në ambiente të hapura bëhen edhe rriqrat, të cilat konsiderohen të bezdisshme për trupin e njeriut.

Ato zvarriten brenda rrobave tuaja, kafshojnë dhe thithin gjakun tuaj, duke shkaktuar kështu irritim të lëkurës, kruarje dhe infeksione të shumët bakteriale, shkruan Newschannel9, transmeton Klankosova.tv.

Mbrojtja më e mirë nga rriqrat është kujdesi i shtuar që duhet të keni. Kjo do të thotë, nëse jeni jashtë në një zonë të pyllëzuar ose me bar, sigurohuni që të visheni në mënyrë të mirë.

Ju duhet të vishni rroba me mëngë të gjata dhe pantallona të gjata që janë futur në çorapet tuaja për të mos rënë rriqrat nën rrobat tuaja.

Gjithashtu është ide e mirë të vishni rroba me ngjyra të lehta, pasi është më lehtë ti dalloni rriqrat që mund të jenë mbi rrobat tuaja.

Para se të dilni nga shtëpia vendosni një ilaç kundër insekteve në lëkurë të ekspozuar si dhe në pjesën e jashtme të veshjeve tuaja.

Kur të ktheheni në shtëpi bëni një dush dhe kontrolloni trupin tuaj nëse iu është ngjitur ndonjë rriqër, transmeton Klankosova.tv.

Nëse po, atëherë thjesht kapni një piskatore dhe hiqeni me kujdes sa më shpejt pasi ka shanse që të transmetojë sëmundje.

Bkosieri Shefat Isufi: Në Beograd u paraqita kuqezi, nuk u mposhta
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration