Si është duke shkuar regjistrimi në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë
Lokale

Si është duke shkuar regjistrimi në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë

05.Oct.2022 18:31
0

Sipas Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, në Komunën e Preshevës procesin e regjistrimit po e kryejnë 73 regjistrues, në Bujanoc 83 regjistrues dhe në Medvegjë 24 regjistrues.

Në Preshevë dhe Bujanoc, shumica e regjistruesve janë shqiptarë, ndërsa në Medvegjë janë vetëm 3 regjistrues me përkatësi etnike shqiptare. 

Shaip Kamberi, deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, thotë se prej se ka nisur procesi i regjistrimit në këto tri komuna, problemi i vetëm është shfaqur në Medvegjë, ku në vendbanimet shqiptare janë dërguar regjistrues serbë.

Por, sipas tij, vërejtja i është dërguar Entit Statistikor të Serbisë, përmes OSBE-së, dhe pritet që brenda ditësh në ato fshatra të dërgohen regjistruesit shqiptarë.

Regjistrimi, i cili realizohet nga Enti i Statistikave Republikane i Serbisë, mbledh të dhëna për popullsinë, moshën, gjininë, strukturën arsimore dhe martesore, aktivitetin ekonomik, strukturën e amvisërive dhe familjeve, si dhe fondin e banimit.

Mbledhjen e të dhënave nga qytetarët e bëjnë drejtpërdrejt regjistruesit, të cilëve u kërkohet të mbajnë dokument identifikimi dhe ta tregojnë atë përpara se të hyjnë në një familje.

Rezultatet preliminare të regjistrimit do të publikohen brenda 30 ditëve pas përfundimit të regjistrimit, ndërsa rezultatet përfundimtare do të dalin pjesë-pjesë, duke filluar nga marsi ose prilli i vitit të ardhshëm.

Regjistrimi i popullsisë në Serbi ka qenë i paraparë të bëhet në vitin 2021, por është shtyrë për këtë vit, për shkak të pandemisë së koronavirusit./Besnik Bislimi-REL/

Regjistrim për të dëshmuar se kush është shumicë në Luginë?
Maqedonia e Veriut publikon listën me emrat e 15 shtetasve të saj që luftuan në Siri (emrat)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration