SHTKK i përgjigjet reagimit të Lutfiut
Lokale

SHTKK i përgjigjet reagimit të Lutfiut

29.Oct.2013 10:34
0
Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore e Luginës së Preshevës (SHTKK) i është përgjigjur reagimit të autorit Emrullah Lutfiu i cili ka akuzuar për plagjiaturë në librin “Lugina e Preshevës në Lëvizjen Shqiptare gjatë historisë”.  “Titulli i shkëputur i Portalit informativ Titulli: “Lugina e Preshevës në Lëvizjen Shqiptare gjatë historisë”, plagjiaturë, nga reagimi i autorit Emrullah Lutfiut është skandaloz, tendencioz për ta zhvlerësuar librin dhe botimin e Shoqatës”, kështu nisë përgjigja SHTKK-së ndaj reagimit të autorit Lutfiu.

shoqata per trashegimi-presheve

“Libri i Shoqatës për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore është produkt i Simpoziumit shkencor, të mbajtur në Preshevë, më 23-24 nëntor 2012,  me temën bosht të Simpoziumit : “Lugina e Preshevës në Lëvizjen Shqiptare gjatë historisë” si dhe është një përmbledhje e 26 kumtesave të autorëve, një poezie, parathënies dhe pasthënies, pjesmarrës në këtë ngjarje me rëndësi kulturore, historike e kombëtare. Po i cekim të gjithë autorët, për t’ia bë më të qartë opinionit se nuk ka të bëjë reagimi me librin, por vetëm me një autor dhe një pjesëmarrës të këtij Simpoziumi si dhe një prej 26 autorëve në libër: Sadbere Gagica-Spahiu, Hysen Këqiku, Dr. Arsim Ejupi, Prof. Dr. Sabile Keçmezi-Basha, Prof. Dr. Nebi Dervishi, Dr. Mixhait Pollozhani, Prof. Dr. Vebi Xhemaili, Dr. Isuf Ahmeti, Ilir Zylfiu, Dr.can. Ardian Emini, Mr.Sc. Veton Zejnullahu, Burbuqe Agushi, Mehmet Latifi, Xhemaledin Salihu, Ibrahim Kadriu, Reshat Abdiu, Hysen Këqiku, Albin Sadiku, Ragmi Destani, Ramadan Rexhepi, Rexhep Abazi, Halim Hasani, Skender Latifi, Sali Salihu, Shkodran Ismaili dhe Mehmet Latifi. Autori i reagimit Emrullah Lutfiu reagon ndaj autorit në libër : Sali Salihut me punimin:”Mobilizimi i të rinjëve tërnocas në kohën e Luftës së Kosovës, provokim i rëndë për tërnovcasit”. Pra lexuesi i nderuar i Portalit Tuaj është mashtruar nga titulli i Juaj, sepse lexuesi i nderuar duhet ta analizojë punimin e Sali Salihu në librin :”Lugima e Preshevës…”, botim i Shoqatës dhe reagimin e autorit, Emrullah Lutfiu”, thuhet në përgjigjen e SHTKK-së me seli në Preshevë, të nënshkruar nga kryetari i saj Xhemaledin Salihu. Kjo shoqatë përveç sqarimit në reagimin e Lutfiut, përmes përgjigjes së saj të dërguar në adresë të portalit informativ Titulli thotë se kjo ishte një “kurdisje” mes autorit të reagimit dhe portalit, gjë e cila nuk qëndron, pasi i njëjti reagim nga autori  Emrullah Lutfiu ishte dërguar njëkohësisht në adresa të ndryshme elektronike të portaleve informative në Luginë./Titulli.com/
Materniteti në Preshevë, objekt i rrallë në Serbi
BL e Tërnocit me konkluzione për situatën e krijuar
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration