Shtabi Emergjent: Mbeten në fuqi masat e mëparshme, nuk ka hapje të kafiterive
Lokale

Shtabi Emergjent: Mbeten në fuqi masat e mëparshme, nuk ka hapje të kafiterive

24.Mar.2021 14:36
0

Të gjitha masat e mëparshme kundër virusit korona mbeten në fuqi, u vendos sot në seancën e Shtabit emergjent.

Seanca përfundoi me qëndrimin e pjesës mjekësore të Shtabit se nuk do të ketë hapje të qendrave tregtare dhe kafeneve dhe u miratuan edhe masa të reja: nxënësit në grupe më të vogla do të mun të shkojnë në në shkollë, të korrigjojnë notat e tyre dhe të notohen, ndërsa hyrja në Serbi do të jetë e mundur me vërtetimin e marrjes së të dy dozave të vaksinës.

Gjithashtu Shtabi Emergjent miratoi kërkesën e Ministrisë së Arsimit për të mundësuar nxënësit që në grupe të vogla dhe duke respektuar më mënyrë strikte masat epidemiologjike të shkojnë në shkollë dhe të notohen dhe në përputhje me vendimet, Ministria do të përcaktojë një udhëzim të qartë dhe do t’ua përcjellë administratave të shkollës.

Kur bëhet fjalë për kufirin dhe kushtet për të hyrë në Serbi, u vendos që shtetasit e Sërbisë dhe të huajt të mund të tregojnë një vërtetim të vaksinës së marrë.

Sipas pretendimeve jozyrtare, vendimi gjithashtu thotë që vaksinimi duhet të kryhet në territorin e Serbisë.

Udhëtarët duhet të kenë të dyja dozat, domethënë të jenë vaksinuar dhe rivaksinuar, përveç Astra Zeneka, ku mjafton një dozë sepse rivaksinimi bëhet disa muaj më vonë.

Të gjitha masat që kanë qenë të vlefshme deri më tani mbeten deri në një njoftim tjetër, që do të thotë se qendrat tregtare dhe objektet e hotelierisë janë mbyllur edhe këtë javë.

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration