Shqiptari nga Presheva tentoi të përdhunoi një serbe nga Leskoci, policia arreston?
Lokale

Shqiptari nga Presheva tentoi të përdhunoi një serbe nga Leskoci, policia arreston?

02.Mar.2020 09:11
0

Një shqiptar nga Presheva ngacmoi një vajzë 20-vjeçare që punon në një restorant në këtë komunë,  konfirmoi policia e Vrajës për novost, transmeton Titulli.com.

Rasti është raportuar nga punonjësit e Qendrës Shëndetësore në Preshevë kur vajza u është afruar atyre për ndihmë.

Sipas dëshmisë së saj, ajo pësoi lëndime dhe mavijosje nga siç tha ajo, një burrë nga Presheva e rrahu dhe u përpoq ta përdhunonte.

Edhe pse policia nuk ka dashur të japë më shumë informacione rreth këtij rasti, viktima nga Leskoci më pastaj u dërgua për trajtim të mëtejshëm në Vrajë.

Viktima i ka thënë policisë se një burrë nga komuna e Preshevës, në orën katër të pasdites, e priti atë në shkallët para restorantit ku po punonte dhe e tërhoqi me forcë në një makinë dhe u përpoq ta përdhunonte.

I dyshuar nga Presheva është arrestuar dhe po mbahet në paraburgim 30 ditorë./Titulli.com/

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration