Shqiptarëve të Luginës u ndalohet përdorimi i flamurit, dikur Behluli ishte betuar në ngjyrat e flamurit kombëtar kuq e zi
Lokale

Shqiptarëve të Luginës u ndalohet përdorimi i flamurit, dikur Behluli ishte betuar në ngjyrat e flamurit kombëtar kuq e zi

27.Nov.2022 08:01
0

Në Luginën e Preshevës, shqiptarët janë të privuar nga shtetit i Serbisë për të përdorur në mënyrë institucionale flamurin kombëtar. Ndalesat ligjore të përdorimit të flamurit kombëtar për shqiptarët e Luginës po konsiderohen të papranueshme derisa shqiptarëve u është bërë thirrje që për festën e 28 Nëntorit të vendosin flamujt kombëtarë nëpër shtëpitë e tyre. 

Vllaznim Behluli i cili është veteran i UÇPMB-së, dikur ishte betuar në ngjyrat e flamurit kombëtar kuq e zi. Por, shumë vjet pas përfundimit të luftës ai u përball me ndalimin për ta përdorur këtë flamur derisa ishte krushk në dasmën e nipit të tij.

“Për neve si shqiptarë në Luginën e Preshevës ku jemi është e papranueshme me na pengua shteti serb për përdorimin simbolit kombëtar në trojet tona”, thotë Behluli.

Ndalesat ligjore të përdorimit institucional të flamurit kombëtar shqiptar në Serbi, për shqiptarët e Luginës së Preshevës po konsiderohen të papranueshme.

“Ky ligj faktikisht është bërë diskriminues dhe vazhdon faktikisht për t`i sanksionuar shqiptarët dhe kjo është shkelje drejtpërdrejtë jo vetëm e të drejtave kombëtare të shqiptarëve, por ajo që është më me rëndësi që ky ligj është në shpërputhje edhe me kushtetutën e Republikës së Serbisë", tha Belgëzim Kamber, kryetar i KDNJ-së.

Përfaqësuesit e shoqërisë civile, ndërkohë mendojnë se qytetarët do të duhej që në pronat e tyre private të e vendosin në raste festash flamurin kombëtar, derisa ai sanksionohet vetëm në institucione publike.

 “ U kisha bërë apel qytetarëve shqiptarë në Republikën e Serbisë, rrjedhimisht në Luginën  Preshevës me i vendos flamujt nëpër shtëpitë e tyre private meqë kjo lejohet, në fakt nuk mund që të penalizohet”, thotë Valon Arifi, aktivist i shoqërisë civile.

”Mendoj se duhet të bashkëpunojnë ose të bashkërendojnë edhe më shumë me organizatat e huaja dhe me ambasadorët të cilët jetojnë dhe veprojnë në Serbi”, tha Shpend Berisha

Janë të shumtë qytetarët shqiptarë në Luginën e Preshevës, janë dënuar me heqje lirie për shkak të vendosjes së flamurit kombëtar në objektet publike./RTLIVE/

 

Policia e Serbisë intervenon pas një përleshjeje të migrantëve
Kupa e Botës në Katar: Cila është historia e shiritit të kapitenit?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration