Shqiptarët në zgjedhjet parlamentare, në Preshevë të drejtë vote 43.500 votues, Bujanoc 42.786 Foto nga arkiva
Lokale

Shqiptarët në zgjedhjet parlamentare, në Preshevë të drejtë vote 43.500 votues, Bujanoc 42.786

17.Dec.2023 08:51
0

Sot në Serbi mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, në të cilat shqiptarët e Luginës së Preshevës do të garojnë me dy lista.

Komisioni Zgjedhor i Serbisë ka njoftuar se në zgjedhje të drejtë vote kanë 6 milionë e 500 mijë e 666 qytetarë.

Kryesuesi i Komisionit Komunal Zgjedhor në Preshevë, Alban Mehmeti bëri të ditur për KosovaPress, se në Preshevë të drejtë vote kanë 43 mijë e 500 votues. Në këtë komunë votohet në 38 qendra të votimit.

Ndërkaq, kryesuesi i Komisionit Komunal Zgjedhor në Bujanoc, Fejzi Beqiri tha se janë 42 mijë e 786 qytetarë me të drejtë vote, të cilët mund të ushtrojnë vullnetin e tyre në 59 qendra votimi.

Serbia mban zgjedhjet parlamentare, lokale e krahinore, shqiptarët garojnë me dy lista të ndara
Zgjedhjet në Serbi, kjo është pjesëmarrja e votuesve deri në orën 16:00 në Preshevë e Bujanoc
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration