Shpërblehen nxënësit më të dalluar maturantë të gjeneratës 2019/2020 në “Sezai Surroi” në Bujanoc
Lajme

Shpërblehen nxënësit më të dalluar maturantë të gjeneratës 2019/2020 në “Sezai Surroi” në Bujanoc

16.Jun.2020 12:10
0

Shkolla e mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc ka shpërblyer nxënësit e dalluar të viteve të katërta për vitin shkollor 2019/20.

Këtyre nxënësve iu ndanë mirënjohje për suksesin e treguar gjatë këtyre katër viteve në shkollë të mesme dhe në shenjë respekti nxënësve të dalluar iu dhurua edhe nga një ekzemplar i Monografisë së shkollës.
Ishte kënaqësi që shkolla jonë kishte nxënës të tillë.

Mirënjohjet i ndanë nga drejtori i shkollës Zejni Fejzullahu  në bashkëpunim me kujdestarët e paraleleve dhe bashkëpunëtorët profesionalë Halide Vebiji dhe Bukurije Borici.

Në bazë të vendimit të këshillit të arsimtarëve, në mbledhjen e mbajtur më 01 qershor 2020, është bërë përzgjedhja e nxënësve më të mirë për secilën paralele me shkallë të katërt, siç vijon :

Mirënjohje për nxënësin e shkëlqyeshëm Lorik Limani, nga gjimnazi i përgjithshëm, paralelja 4--1. Kujdestare e klasës Adelina Hasani.

Mirënjohje për nxënësen e shkëlqyeshme Albiona Fetahu , nga gjimnazi i përgjithshëm,paralelja 4--2.Kujdestar i klasës Gzim Selimi.

Mirënjohje për nxënësen e shkëlqyeshëme Laura Alili , nga gjimnazi i përgjithshëm,paralelja 4--3. Kujdestar i klasës Fitim Murati.

Mirënjohje për nxënësen e shkëlqyeshëme Almira Agushi , nga gjimnazi i përgjithshëm,paralelja 4--4. Kujdestar i klasës Imran Aqifi.

Mirënjohje për nxënëset e shkëlqyeshme Albijane Sulejmani dhe Anita Islami , nga drejtimi i mjekësisë, paralelja 4--5. Kujdestare e klasës Fatlume Lutfiu.

Mirënjohje për nxënësin e shkëlqyeshëm Flamur Amidi, nga drejtimi i ekonomisë,paralelja 4--6.
Kujdestare e klasës Shermine Behluli.

Mirënjohje për nxënësen e shkëlqyeshme Agnesa Muslijeviq , nga drejtimi i elektroteknikës, paralelja 4--7. Kujdestar i klasës Gani Sopi.

Mirënjohje për nxënësin e shkëlqyeshëm Granit Saqipi, nga drejtimi i makinerisë, paralelja 4--8.

Kujdestar i klasës Rafet Xhelili.

Mirënjohje për nxënësen e shkëlqyeshme Antigona Salihu, nga drejtimi i makinerisë, paralelja 4--9. Kujdestar i klasës Begzad Aliu.

Përgatitur nga shërbimi profesional : Halide Vebiji

Murati: Në bisedimet në Uashignton të shtrohet çështja e shqiptarëve të Kosovës Lindore
PVD: Samolica si zakonisht në përkrahje të plotë, donacione edhe nga Kosova (foto&video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration